LIVE UPDATES
Politike

"Igli Hasani po u bën presion vëzhguesve ndërkombëtarë"/ Berisha: I dënoj me forcën më të madhe këto përpjekje

Sipas Berishës, vëzhguesve ndërkombëtare u kërkohet llogari nga pala që ka krijuar farsën, ndërsa parlajmëroi Edi Ramën të ndalë këtë përpjekje dhe kërcënim.

23 Maj 2025, 12:42 Nga I.A
"Igli Hasani po u bën presion vëzhguesve
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një rast tejet të rëndë diplomatik, ku i përfshirë është ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ministri Igli Hasani po u bën presion vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim, deformimin e raportit të vëzhguesve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Berishës, vëzhguesve ndërkombëtare u kërkohet llogari nga pala që ka krijuar farsën, ndërsa parlajmëroi Edi Ramën të ndalë këtë përpjekje dhe kërcënim.

"Por një gjë u them shqiptarëve, sado dëshpëruese që është kjo farsë, kjo dallon sepse kjo farsë është e vetmja në histori që është dënuar përpara se të zhvillohet. Për të gjithë ata të cilët i thonë të vërtetës të vërtetë dhe lexojnë rezolutën e Valencias, gjejnë se komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë në Europë e denoncoi këtë farsë para se të zhvillohej. Pra beteja kundër kësaj farse vazhdon me të gjithë forcën dhe përpjekjen. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një fushatë tashmë të dënuar para se të mbyllet. E merrni vesh ju pse hidhej Zeqineja nga dega në degë? Del se kishin porosi që Zeqineja duhej të futej në parlament. Ishte Sara Mile e Fierit.

Pra, unë këtu para jush dua t’u them shqiptarëve se kjo farsë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Por kjo farsë ka vetëm një rrugëdalje, qëndresën e tyre. Sepse kjo farsë është e dënuar ndërkombëtarisht para se të zhvillohej. Dhe se për çdo akt qëndrese, shqiptarët kanë mbështetjen e fuqishme të të gjitha forcave politike të qendrës së djathtë që dënuan këtë farsë para se të mbyllej. Ndaj dhe erdha edhe njëherë këtu të theksoj dimensionin monstruoz të krimit në këto zgjedhje,me fakte, me dokumente. Këta janë deputetë të krimit që morën së bashku, vetëm këta të katër që citova, 80 mijë vota. Pa llogaritur të tjerë si Zeqineja.

Ndaj dhe këto zgjedhje nuk mund të njihen. Rruga e vetme është qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ne qëndrojmë për krijimin e një qeverie teknike sepse me Edi Ramën ka vetëm farsë, nuk ka zgjedhje. Dhe dënojmë me forcën më të madhe presionet e narkozyrtarëve shqiptarë ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë. Igli Hasani, paturpësisht thërret në zyrë vëzhguesit dhe u kërkon llogari për raportin. A mund të imagjinoni ju? Vëzhguesve ndërkombëtare t’u kërkojë llogari pala që ka krijuar farsën. E dënoj me forcën më të madhe aktin e tij dhe jo më pak të Edi Ramës dhe kërcënimet e tij," tha Berisha.

igli hasani sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj