Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Smith u shpreh se roli i Shqipërisë për t’i bërë ballë Rusisë, vendeve të tjera armiqësore dhe në mbështetjen ndaj Ukrainës, është i pashembullt.
TIRANË- Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith thotë se Shqipëria po luan një rol të rëndësishëm si anëtare e NATO-s, por edhe drejt rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Smith u shpreh se roli i Shqipërisë për t’i bërë ballë Rusisë, vendeve të tjera armiqësore dhe në mbështetjen ndaj Ukrainës, është i pashembullt.
"Duhet theksuar roli shumë i rëndësishëm që Shqipëria luan për t’i bërë ballë Rusisë dhe vendeve të tjera armiqësore dhe për të mbështetur përpjekjet që së bashku po ndërmarrin në Ukrainë. Kjo vjen në kuadër të rolit shumë të rëndësishëm që Shqipëria po luan në NATO, por edhe në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, siç thatë edhe ju. Dhe sot, gjatë diskutimeve të Komunitetit Politik Evropian, Ukraina dhe veprimet që ndërmarrim për t’i bërë ballë Rusisë jane tema kyçe diskutimi. Roli i Shqipërisë në këtë kuadër ka qenë i pashembullt dhe ne duam të vijojmë partneritetin jo vetëm në këtë fushë, por edhe të tjera. Kjo sepse vetëm duke përforcuar sigurinë në mbarë Evropën dhe vetëm duke rezistuar së bashku, vendet tona mund të vijojnë të rriten, në të kundërt do të përballemi me rreziqe që do të na ndikojnë shumë negativisht. Kemi parë fare mirë si lufta në Ukrainë ka ndikuar çmimet e energjisë, disponueshmërinë e grurit, kostot e jetesës dhe të gjitha këto kanë ndikim mbi ne, mbi familjet tona, mbi të moshuarit tanë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që Shqipëria, Mbreteria e Bashkuar dhe vende të tjera të vijojnë të veprojnë në këtë mënyrë me qëllim që qytetarët tanë të kenë prosperitetin dhe sigurinë për të cilën kanë nevojë. Besoj se kjo është pjesë shumë e rëndësishme e partneritetit tonë në të ardhmen," tha King-Smith.
Erion Braçe TIRANA- Deputeti Socialist Erion Braçe ka deklaruar pas raportimit në Kuvend të Guveranatorit Gent Sejko, se Banka...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka deklaruar se nuk i duket kontradiktore mbështetja q&e...
Alastair King Smith TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King Smith nuk ka pranuar të përgjigjet nëse do të këtë non gr...
Jorida Tabaku TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha pas raportimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipëris...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka premtuar se me ardhjen n...
Agron Shehaj TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka marrë fjalën në kuvend për të të drejtuar pyetjet e tij për guvernatorin e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm solli në vëmen...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ngriti alarmin për importin...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar sot nga mbledhja e Kryesinë Politike të PL se pastri...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë sot në qoftë se në Shqipëri hyn&eu...