Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shkruan se edhe pasi Arben Ahmetaj ka filluar të flasë, ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas interivtës së ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, që u publikuar mbrëmjen e djeshme.
Bardhi thotë se pas dëshmisë të vonuar të Ahmetajt, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm.
Ai shkruan se edhe pasi Arben Ahmetaj ka filluar të flasë, ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve. Bardhi shprehet më tej se SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat, sipas tij të Qeverisë së Edi Ramës.
DEKLARATË E PLOTË:
Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!
Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!
Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.
Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.
Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!
Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!
arben ahmetaj ZVICËR- Media zvicerane "Tagesanzeiger.ch" i ka kushtuar një artikull intervistës që ka dhënë ish-zëvend&e...
Fatmir Mediu SHBA- Mbledhja e zhvilluar e një forumi të Kongresit amerikan ka patur në fokus ndikimin e Rusisë dhe Kinës n&eu...
pamje nga takimi SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga e hëna ndodhet në një vizitë...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar për intervistën e djesh...
Foto ilustruese TIRANË- Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit. Protesta do të mbahet n&e...
Vangjush Dako TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë ditën e sotme sërish gjykimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vang...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Beqaj...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 16 shkurt seancën paraprake në lidhje me kalimin ose p&e...
Arben Ahmetaj TIRANË- Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtet...
Ola Xama TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, përmendi një biznesmen shqiptaro-zvice...