LIVE UPDATES
Politike

Ish-presidenti i Sllovenisë, Pahor në “Public Square”: BE duhet të anëtarësojë Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2030, përndryshe rrezikon të humbasë rajonin

Pohar thotë se Bashkimi Europian është përpara nevojës për një vendimmarrje të guximshme në raport me Ballkanin Perëndimor.

17 Maj 2025, 18:44 Nga DOSJA
Ish-presidenti i Sllovenisë, Pahor në “Public Square”: BE
Pahor dhe Bushati

TIRANË- Në podcastin e radhës Public Square, Ditmir Bushati ka të ftuar ish-Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, me të cilin diskutojnë mbi një nga çështjet më thelbësore të momentit për Europën dhe Ballkanin Perëndimor: riformësimi i rendit gjeopolitik global dhe vendi i rajonit në këtë mozaik të ri ndërkombëtar.

Pahor thekson se rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Ftohtë po i vjen fundi. Po lind një botë ku dominon logjika e sferave të interesit, jo më parimet klasike të të drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve multilaterale. Europa ndodhet përballë një tranzicioni të ndërlikuar, ku duhet të përshtatet paqësisht, për të shmangur pasoja të dhunshme apo destabilitet.

Pohar thotë se Bashkimi Europian është përpara nevojës për një vendimmarrje të guximshme në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Nëse BE-ja nuk vepron tani, do të jetë shumë vonë më vonë,” deklaroi Pahor, duke theksuar se rendi gjeopolitik ndërkombëtar po ndryshon me shpejtësi dhe BE-ja duhet të përshtatet për të mos mbetur një fuqi e dorës së dytë. “Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet peng i burokracisë apo frikës së shteteve anëtare – është koha për vizion dhe guxim politik,” përmbylli ai.

Duke diskutuar mbi zhvillimet globale, Pahor thekson se po hyjmë në një botë ku dominon logjika e sferave të interesit, ndërsa roli i rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Ftohtë po zbehet. Sipas tij, në këtë mozaik të ri, Ballkani Perëndimor rrezikon të bëhet një zonë tampon mes Perëndimit dhe Lindjes autokratike – veçanërisht nëse Serbia mbetet jashtë BE-së.

Për këtë arsye, vijon argumentimin Pahor, zgjerimi nuk mund të trajtohet më si një proces teknik dhe i ngadaltë, por si një prioritet gjeopolitik. Ai propozoi një qasjen “paketë” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me synim anëtarësimin e përbashkët në BE deri në vitin 2030.

“Kostoja e kësaj vendimmarrjeje është shumë më e ulët sesa pasojat e një Ballkani të ndarë e të ndikuar nga Rusia dhe Kina”, tha ai.

Sipas Pahorit, BE-së i mungon sot lidershipi politik i fuqishëm, krahasuar me liderët e SHBA-së, Rusisë apo Kinës. Ai theksoi se struktura aktuale e BE-së e pengon vendimmarrjen efektive, ndaj është e nevojshme që të rishikohen kompetencat, të forcohet mbrojtja dhe të bëhet një ndërlidhje më e fortë midis integrimit dhe sigurisë.

Borut Pahor është një figurë mjaft e rëndësishme politike, i cili ka themeluar nismën e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”. Nismë, e cila promovon një përfshirje sa më të shpejtë të rajonit tonë brenda BE-së, dhe gjithashtu krijimin në të ardhmen të Shteteve të Bashkuara të Europës, si një pol që mund të bashkëveprojë në mënyrë më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë dhe Kinën si aktorë të rëndësishëm gjeopolitikë.

bushati pahor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj