LIVE UPDATES
Politike

"Janë larguar 900 mijë shqiptarë"/ PD: INSTAT mashtron me numrin e popullsisë dhe banesave

Nurja tha se nuk mund të jenë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim.

28 Qershor 2024, 14:53 Nga I.A
"Janë larguar 900 mijë shqiptarë"/ PD: INSTAT mashtron
Ines Nurja

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në Partinë Demokratike, Ines Nurja u shpreh se INSTAT ka manipuluar të dhënat. Në një deklaratë për mediat, pasi konferencës në INSTAT për censin në Shqipëri, Nurja tha se Eurostat ka treguar nga të dhënat se nga Shqipëria janë larguar 900 mijë banorë. Duke folur për numrin e banesave të shtuara, Nurja tha se nuk mund të jenë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim.

Deklarata e PD-së:

Sot INSTAT publikoi të dhënat e Census-it për numrin e popullsisë dhe banesave. Në të dyja rastet ka manipulim. Sepse, sipas INSTAT popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë dhe për 12 vjet janë shtuar vetëm 70 mijë banesa. Ky është një mashtrim krye e këput. E para, manipulimi i të dhënave me numrin e popullsisë së mbetur në Shqipëri. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, nga Shqipëria janë larguar mbi 900 mijë banorë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, pa përfshirë këtu ata që janë larguar në Britaninë e Madhe, Kanada, Autrali, SHBA etj, për të cilët nuk ka një llogaritje zyrtare. E dyta, numri i banesave nuk mund të jetë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim. INSTAT-i ka mashtruar edhe me numrin e banesave.

Numri real i popullsisë ka qenë një çështje shumë e diskutuar si pasojë e largimeve të shumta nga Shqipëria në vitet e fundit. Si rrjedhim, përgjigje për këtë mund ta jepte vetëm një regjistrim popullsie i rregullt dhe i saktë, i cili sipas rezultateve të publikuara sot nuk ka ndodhur. Censusi duhet të ishte kryer ne vitin 2021, por: • U planifikua fillimisht në 2020 dhe nuk u krye për arsye të pandemisë. • Pas kësaj u shty përsëri në 2021 për arsye së përkonte me zgjedhjet e përgjithshme qendrore. • Në 2022, u shty përsëri për një arsye totalisht qesharake që INSTAT nuk arriti të bënte tenderin për blerjen e 8 mijë tabletave, diçka e paarsyeshme dhe e pabesueshme. Arsyeja e vërtetë është që qeverisë Rama nuk i intereson të dijë sa kemi ngelur.

Këtë arsye e përforcon dhe më tepër fakti që edhe kur u zhvillua në vitin 2023 pasi u shty dy herë, rezultatet dolën rreth 8 muaj më vonë me një arsyetim totalisht të pabesueshëm: ‘Të dhënat duhen të jenë të sakta’. Ndërkohë që në CENSUS-in e vitit 2011 të dhënat paraprake në nivel vendi dhe qarku kanë dalë pas gjashtë javësh (CENSUS-i u bë në tetor 2011 dhe rezultatet dolën më 21 dhjetor 2021). Ndërsa në vitin 2023 të dhënat për popullsinë e regjistruar duhen të dilnin sa të përfundonte dhe pyetësori i fundit sepse janë përdorur tabletat dhe çdo pyetësor shkon direkt në databazë. Ndërsa të dhënat në nivel qarku dhe bashkie mund të kërkonin disa javë më shumë. Pra 12 vjet më vonë të dhënat donin 8 muaj per t’u përpunuar gjë që është totalisht e pavërtetë. Po të shohim vendet e rajonit që ka përdorur të njëjtën metodogji me tableta i kanë botuar në një kohë më të shkurtër.

1. Kosova e zhvilloi CENSUS-in në 4 prill deri në 24 maj 2024. Më datë 27 maj është dhënë popullsia rezidente si numër, ndërsa më 12 korrik 2024 do publikohen ta dhënat ma ta detajuara paraprake (afërsisht për 7 javë). 2. Serbinë e zhvilloi CENSUS-in 1 deri 31 tetor 2022 dhe publikoi të gjitha rezultatet për 7 javë më datë 21 dhjetor 2022. 3. Mali i Zi e zhvilloi censusin 3 deri 30 Dhjetor 2023 dhe i publikoi rezultatet paraprake me 25 janar 2024 pra në më pak se një muaj. Sot del një shifër totalisht e pabesueshme nisur nga të dhënat indirekt te publikuara nga Eurostati: Instat jep një shifër te manipuluar pasi mbi këtë shifër do bëhet çdo politikë ekonomike dhe sociale për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Shpopullimi i Shqipërisë tashmë është i dokumentuar në databazën e vendeve ku kanë emigruar duke shkretuar vendin tonë nga fuqia punëtore, profesionistët, të rinjtë dhe fëmijët. Kjo politikë spastruese duhet të marrë fund. Më 11 Korrik të gjithë në protestë.

ines nurja pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj