6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Berisha tha se Rama ka pasur komunikime me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, por edhe eksponentë të rrezikshëm të krimit dhe bosë trafiqesh.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme Edi Ramën se janë zbuluar komunikimet e këtij të fundit me eksponentë kriminalë, bosë trafiqesh, por edhe ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha tha se Rama ka pasur komunikime me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, por edhe eksponentë të rrezikshëm të krimit dhe bosë trafiqesh.
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:
“Edi Rama në një degradim total moral, psikik dhe të gjithanshëm, po përjeton krizën më të thellë të keqqeverisjes së tij. I ngërthyer nga seriali i veprave penale të kryera në drejtimin e organizatës kriminale që ka ndërtuar, i ngërthyer nga zbulimet të telefonave të kriptuar që ka përdorur, që ka menduar se çdo bisedë e tij është e sigurt. Vetëm bisedat me McGonigalin janë tërkuzë saqë kalojnë nga njëra anë në anën tjetër të Atlantikut. Por nuk janë vetëm këto biseda, janë bisedat me eksponentët më të rrezikshëm të krimit dhe bosët e trafiqeve. Nga 8 mijë SKY ECC, Encrochat dhe nja dy-tre të tjerë, telefona të kriptuar në Shqipëri, përqendrimi më i lartë ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave.
Edi Rama, i damkosur në mënyrë përfundimtare si hajduti më i madh i pasurive publike në historinë e këtij vendi, si njeriu që ndërtoi sarajet e tij duke pasur të deklaruara gjithsej 400 mijë lekë dhe 38 mijë euro. Që deklaron se bleu truallin me 2 dollarë, që thotë se e ndërtoi me paratë e emigracionit, pa pasur një qindarkë të deklaruar gjëkundi. Një nga ndërtimet më të kushtueshme, me një oborr, me një park 5 mijë metrash, një njeri që ka firmosur në çdo fazë procesin e vjedhjes më të madhe të shekullit. Një njeri që kur filloi karrierën si kryeministër, u akuzua në raportin e OSBE se kishte të fshehura në offshore 200 milionë euro dhe nuk e çeli gojën dot të përgënjeshtronte apo të hidhte në gjyq. Edi Rama përjeton fundin e tij të pashmangshëm. Pas rrënimit përfundimtar të votës, atë e pret përgjigjja e merituar e 600 mijë votuesve idealistë, që besojnë të vota dhe vlerat e demokracisë. Në këtë kontekst, e damkosi në mënyrë përfundimtare edhe raporti i fundit i ODIHR-it.”.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se po mbron qytetarët duket zgjedhur që të ...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK. Pyetja...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë...
Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paraqitur në GJKKO kërkesën për përjashtimin e g...
Sali Berisha TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për vlerësimin...
Klevis Balliu dhe Anduena Llabani TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani iu drejtua ish-deputetit Klevis Balliu duke i thënë se ka një ...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen ...
Shkëlzen Berisha TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme caktoi avokat mb...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në forumin Global Gateway për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin ...
Sali Berisha TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për mediat se si do vijojë aksioni politik i opozitës në seancë...