LIVE UPDATES
Politike

"Jemi këtu për të mbështetur qytetarët!"/ Zv. Presidenti i PE: Zhvillimet mund të ndikojnë në ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së!

Nënkryetari i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, ishte pjesë e një grupi eurodeputetësh të Gjelbër, të cilët iu bashkuan protestuesve në Shqipëri.

30 Qershor 2026, 11:16 Nga I.A
"Jemi këtu për të mbështetur qytetarët!"/ Zv.
Nicolae Ștefănută

TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, në një intervistë për DW paralajmëron se zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

DW: Prej një muaji, mijëra qytetarë po protestojnë në Tiranë. Sot keni zgjedhur të jeni mes tyre. Pse ishte e rëndësishme për ju të merrnit pjesë në këtë protestë?

Nicolae Ștefănută: Sepse më kujton atë që ndodhi në Rumani në vitet 2013–2015, me skandalin e projektit të minierës së arit në Roșia Montană. Edhe atje bëhej fjalë për një investim shumë të dyshimtë, jo transparent, që ngjallte dyshime për korrupsion. Rumunët dolën masivisht në rrugë për shumë muaj dhe arritën ta ndalonin atë projekt. Nuk ishte vetëm një çështje mjedisore, por edhe një çështje e shtetit të së drejtës dhe e drejtësisë. Mesazhi im për shqiptarët është se besoj se edhe ju mund ta ndaloni këtë projekt, i cili nuk është transparent, nuk është në të mirë të natyrës dhe as në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

DW: Protestat nisën kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por tashmë janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër establishmentit politik në Shqipëri, si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës. Si e shihni këtë?

Nicolae Ștefănută: Kështu ndodh kur grumbullohen shumë pakënaqësi. Ndonjëherë mjafton vetëm një shkëndijë. Besoj se shumë prej njerëzve që janë sot në rrugë kanë parë dhe përjetuar gjëra që i konsiderojnë të paligjshme apo të korruptuara. Pastaj ndodh diçka si ky projekt, që i bën të thonë: mjaft. Është e vërtetë që gjithçka nisi si një çështje mjedisore, por njerëzit e kuptojnë kur përballen me një padrejtësi. Prandaj nuk më habit që kjo është shndërruar në diçka shumë më të madhe sesa thjesht një çështje e mbrojtjes së mjedisit.

DW: A jeni këtu për të mbështetur protestën në tërësi, apo kryesisht kërkesat e protestuesve për mbrojtjen e mjedisit?

Nicolae Ștefănută: Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, edhe unë si nënkryetar, duhet t'i njohim faktet. Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur, simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët duan me dëshpërim të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë.

DW: Pak ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një amendament që kërkon ndalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Çfarë prisni konkretisht nga qeveria shqiptare?

Nicolae Ștefănută: Disa prej ligjeve për të cilat flasin protestuesit janë vërtet të dyshimta. Për shembull, përjashtimet që lejojnë ndërtimin e hoteleve me pesë yje në zonat e mbrojtura nuk janë të pranueshme. Ndaj mendoj se këto ligje duhet të shfuqizohen sa më shpejt. Kjo duhet të reflektohet edhe në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Rumania ka kaluar të njëjtin proces, duke përshtatur legjislacionin europian për t'u bërë pjesë e BE-së. Edhe ne e kemi bërë këtë. Prandaj këto standarde duhet të mbrohen. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një mundësi e jashtëzakonshme, por ai shoqërohet edhe me përgjegjësi. Ne presim që qeveria shqiptare t'i respektojë këto përgjegjësi.

DW: A mendoni se kjo situatë mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?

Nicolae Ștefănută: Po, për fat të keq. Ne duam që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por gjithçka që krijon dyshime, pasiguri apo hedh hije mbi procesin e anëtarësimit nuk është në rregull. Në fund të fundit, anëtarësimi miratohet edhe nga politikanët dhe drejtuesit e vendeve anëtare. Nuk besoj se kjo krijon një imazh të mirë për qeverinë. Qeveria duhet të jetë këtu, të dëgjojë qytetarët, të negociojë me ta dhe të diskutojë se çfarë mund të ndryshohet. Ndërkohë, ajo që kemi parë është një lloj represioni ndaj protestave dhe shënjestrim i protestuesve. Kjo nuk është e pranueshme dhe bie ndesh edhe me vlerat e Bashkimit Europian.

DW: Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo që po ndodh në Shqipëri është pjesë e një përpjekjeje për destabilizim që vjen nga jashtë. A keni ju indicje për këtë?

Nicolae Ștefănută: Nga kush? Kam dëgjuar tre apo pesë versione të ndryshme. Nuk mund të jenë të gjitha të vërteta, apo jo? Unë nuk e besoj këtë, sepse kam parë të njëjtën gjë edhe në vendin tim. Njerëzit nuk dalin në protestë me fëmijët e tyre sepse dikush i paguan. Nuk protestojnë për 30 ditë me radhë sepse pas tyre qëndron një qeveri e huaj. Nuk funksionon kështu. Këtu shoh të rinj, të moshuar, familje me fëmijë. Kjo është një protestë e vërtetë, e mbështetur mbi diçka shumë konkrete. Takova njerëz që kishin ardhur nga Suedia. Përse do të paguanin biletën për t'u kthyer në Shqipëri vetëm për të protestuar? Sepse u intereson vendi i tyre./DW

nicolae Ștefănută

Sondazh

Poll

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik