LIVE UPDATES
Politike

"Jemi këtu për të ngritur zërin për shpëtimin e qytetit", Berisha: Pogradeci përballet me agresionin e klaneve Rama-Xhafaj që duan t'i zhdukin identitetin e tij

Kryedemokrati vlerësoi se qytetarët e Pogradecit ishin ata që bënë që qyteti i tyre të vlerësohet nga UNESCO bashkë me liqenin dhe t'i jepet nderimi më i lartë.

11 Janar 2025, 11:30 Nga r.ll
"Jemi këtu për të ngritur zërin për shpëtimin
sali berisha

POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit për të diskutuar mbi temën: Përbindëshi i Liqenit: ‘Filozofia e betonit’ nga Tirana në Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se takimi i sotëm zhvillohej për mbrojtjen e Pogradecit pasi sipas tij ky qytet ndodhet para një agresioni të identitetit të tij. Kryedemokrati vlerësoi se qytetarët e Pogradecit ishin ata që bënë që qyteti i tyre të vlerësohet nga UNESCO bashkë me liqenin dhe t'i jepet nderimi më i lartë.

"Së pari, ju përshëndes të gjithëve ju të pranishëm në këtë tryezë, më e veçanta e mbledhur në historinë e këtij qyteti, ndoshta. Përshëndes të gjithë qytetarët e Pogradecit, në Pogradec dhe kudo që ndodhen. Them më e veçanta dhe e tillë është, sepse ne jemi këtu për të ngritur zërin për shpëtimin e Pogradecit. Pogradeci ndodhet para një agresioni të identitetit të tij. Në kuptimin më të vërtetë të kësaj fjale. Këta banorë nga Lini në Tushemisht, në breza dhe gjenerata, me punën, mundin, investimet e tyre, i janë përshtatur liqenit dhe kanë krijuar një harmoni. Kanë krijuar një harmoni, të themi natyrore, njerëzore.

Dhe ky zhvillim i harmonishëm ka sjell Pogradecin në majat e trashëgimisë së njerëzimit, ka bërë që liqeni dhe brigjet të jenë një pasuri e njerëzimit. Nuk ka titull më të lartë. Ky është titulli më suprem. Kjo është dekorata më e lartë që qytetarët e një qyteti dhe mjedisi i tyre që mund të marrin. Ky është titulli më atraktiv që ky qytet i bekuar mund të tërheqë nga e gjithë bota.
Ohri është i famshëm për bukurinë, faunën dhe të gjitha. Por ama vendosja e tij nën mbrojtjen e UNESCO-s si trashëgimi e madhe e njerëzimit përbën një ftesë për qytetarë nga mbarë bota për tu njohur, për ta vizituar, për të kaluar një kohë.
Nuk është e rastit. Pogradecarët nga gjithë banorët e tjerë të brigjeve dhe zonave turistike, kanë qenë shërbëtorët më të mirë të trashëgimisë së tyre. Këta qytetarë kanë meritën e madhe të mikpritjes, të shndërrimit të këtij qyteti në një trevë turistike, mikpritëse edhe në kohën kur nuk kishte hotele dhe lehtësira të tjera, përveç shtëpive të tyre. Por me të gjitha këto, këta bënë që qyteti i tyre të vlerësohet nga UNESCO bashkë me liqenin dhe ti jepet nderimi më i lartë.", tha Berisha. 

Më tej gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës tha se qyteti dhe liqeni i Pogradecit janë për tu admiruar prej bukurive të tyre dhe jo për tu bllokuar me kulla. Për ndërtimin e tyre, Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin Fatmir Xhafa. 

"Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. Faktikisht do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimi të saj. Por mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, se e transformuar nga mafia, nga vjedhjet se sa të imagjinosh kullat buzë këtij liqeni. Ky bukurinë e ka për tu parë, për tu soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

Ju nuk mund të imagjinoni se cilat janë sasitë kolosale gjigante, të narkoeurove të trafikantëve shqiptare. Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është ky, se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 përqind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij.
Vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga bandat e Dubait në bankat Europiane, 3 miliardë euro. Që të gjithë këta kanë një shtyllë dhe ky është Edi Rama.

Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës, Fatmir, Fatzi Xhafa. Dhe të mos mendojë kush kurrë se, do të guxonte as Armandi dhe as Fatziu që të imagjinojnë një kullë apo një ndërtim këtu, pa padrinon, pa Edi Ramën. Jo absolutisht. Sot dihet miq, nuk duhet të bëhemi naiv, dihet se ky është kryeministri i vetëm në botë i cili firmos për çdo leje ndërtimi në territorin e këtij vendi, pa le më në zonat turistike.
Pra, Pogradecin kush po e sulmon. Po e sulmojnë dy klanet mafioze më të fuqishme të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafaj. Edhe njëherë nuk kam asnjë dijeni se, ky Lilo ka lidhje gjaku me krushqinë e Fatmir Xhafës. Fare s’më intereson. Më intereson që firmat e zeza të Fatmir Xhafës janë në mbështetje duke i dhënë tokë këtij në Tiranë etj., etj. Një seri veprimesh. Kjo është e vërteta. Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do ti zhdukë identitetin e tij.", u shpreh Berisha.

sali berisha pogradec

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj