LIVE UPDATES
Politike

"Ju e shpëtuat PD-në dhe opozitën shqiptare"/ Berisha-të rinjve: Tani duhet që me 11 maj shqiptarët të triumfojnë mbi të keqen

Lideri i opozitës gjatë fjalimit vlerësoi shumë të rinjtë e FRPD, që sipas tij shpëtuan Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.

12 Dhjetor 2024, 20:26 Nga E. D
"Ju e shpëtuat PD-në dhe opozitën shqiptare"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në një leksion të hapur në ceremoninë e diplomimit në shkollën Politike të FRPD-së. Lideri i opozitës gjatë fjalimit vlerësoi shumë të rinjtë e FRPD, që sipas tij shpëtuan Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.

"Në doktrinë, sovraniteti është i jashtëm kur një armik të mësyn dhe të prek integritetin territorial, por është edhe i brendshëm. Ky i brendshmi, ne që kemi jetuar në diktatura, e kemi të qartë si drita e diellit se në diktaturë ky nuk ekziston sepse njerëzit janë zero pas njëshit, pushteti i tyre, që duhet të burojë prej tyre, përfundon i tëri në duart e diktatorit, dhe kjo përpjekje u bë tani, që edhe atë pushtet që sovrani ia jepte opozitës, t’ia kalojmë qeverisë. Ju nuk u pajtuat. Ju nuk u pajtuat, pavarësisht se kush erdhi, se nga erdhi kjo. Asnjëherë, kurrë. Lider do të thotë të mbrosh të vërtetën dhe të vërtetën e mbron ai, i cili është vetja e tij. Për mbrojtjen e të vërtetës ka edhe një porosi sa tokësore, aq edhe hyjnore.

E thashë hyjnore sepse ishte një porosi që e dha në kohë Papa Gjon Pali II, ‘Mos kini frikë’. Papa Vojtila ishte një kardinal polak dhe e vërteta është se rrëzimit të diktaturës i priu kombi vigan polak. Papa, në një meshë historike, lëshon kushtrimin, mos kini frikë dhe kjo thirrje u shndërrua në një moto kryesore me të cilën u përmbysën diktaturat. Ju nuk patët frikë, ju qëndruat, tani do u nxjerrim frikën të tjerëve. Lider do të thotë të prish me guxim. Mos harroni kurrë se njeriu është psikologjia e tij. Kaq është njeriu. Dhe në qoftë se ti vendos t’ia shkatërrosh, ti nuk bën gjë tjetër veçse shoferin e dehur që merr jetë në rrugë. Nuk i shkatërrohet tjetrit psikologjia, i ndryshohet tjetrit psikologjia. I ndryshohet me logjikë, me njerëzi, me respekt, me biseda, me bashkëbisedim, me dialog.

Dhe unë pres nga ju, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që PD ka vendosur që fushatën elektorale t’ua dorëzojë ju, nuk ka interlokutorë më të shkëlqyer se jeni ju. Ju jeni mesazherët më të mirë që mund të dërgohen sot tek çdo shqiptar. Ndaj edhe në këtë aspekt, si liderë do afroheni me çdo shqiptar duke ballafaquar ato që mbroni ju dhe ato që ai ndan gabimisht. Asnjë revolucion, asnjë diktaturë nuk është rrëzuar nga askush tjetër veçse nga rinia. Ndaj dhe duke e mbyllur këtë fjalë, se sot keni edhe shpërndarjen e diplomave, një akt solemn i kurorëzimit të kësaj shkolle, ju ftoj të kalojmë në një betejë epike, në një betejë që do shpëtojë Shqipërinë nga diktatura më e keqe. Europa ka njohur diktatura naziste, Europa ka njohur diktatura staliniste, ka njohur në të shkuarën e saj diktatura teokratike, por për herë të parë në historinë e saj Europa njeh një diktaturë droge, krimi dhe kjo është diktatura e Edi Ramës.

Ndaj dhe ne duhet të shumëfishojmë forcat tona, energjinë tonë, guximin tonë, të shpëtojmë Shqipërinë.
Ne e shpëtuam PD-në, ju e shpëtuat PD-në, shpëtuat opozitën shqiptare. Sot shqiptarët kanë një opozitë të vërtetë sepse ju i qëndruat besnikë vetes tuaj, i qëndruat besnikë të vërtetave që besoni. Sot duhet që me 11 maj, shqiptarët të triumfojnë mbi të keqen dhe të rikthejmë vlerat e demokracisë. Ju uroj shumë suksese!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj