LIVE UPDATES
Politike

"Ka ndërruar uniformë, por jo zakon", Balliu: Gjovalin Loka me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, sheh vetëm armiq të partisë!

Ai më tej shtoi se krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive. Sipas tij drejtor i Policisë së Korçës, Gjovalin Loka me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit.

22 Korrik 2024, 14:10 Nga N.F
"Ka ndërruar uniformë, por jo zakon", Balliu: Gjovalin Loka
Balliu

TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me protestën e fermerëve në Korçë. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se qytetarët e këtij vendi, që duan të jetojnë me djersën e ballit dhe frytet e tokës dhe punës së tyre, dalin në rrugë për t’i thënë qeverisë se po ua kalb prodhimet, po ua shkel besën, po ua nëpërkëmb punën dhe po u shkurton jetën.

Ai më tej shtoi se krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive. Sipas tij drejtor i Policisë së Korçës, Gjovalin Loka me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit.

Balliu theksoi se Loka nuk ka faj pasi sipas tij ai është rritur me  mësimet e Partisë loke është rritur dhe bërë polic, duke e nisur nga arma e pabesë dhe vrastare e Sigurimit të Shtetit. Ai shtoi se Partia Demokratike i kujton Gjovalin Lokës dhe sigurimsave të mbledhur nga Taulant Balla dhe Edi Rama në radhët e policisë, se dita e llogaridhënies nuk është e largët.

DEKLARATA E KORDINATORIT TË RAJONIT TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU:

Të nderuar qytetarë, Pamjet që vinin sot nga protestat e fermerëve të Korçës ishin dy herë të dhimbshme. Së pari qytetarët e këtij vendi, që duan të jetojnë me djersën e ballit dhe frytet e tokës dhe punës së tyre, dalin në rrugë për t’i thënë qeverisë se po ua kalb prodhimet, po ua shkel besën, po ua nëpërkëmb punën dhe po u shkurton jetën.

Së dyti, krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive.

Gjovalin Loka, drejtor i Policisë së Korçës, me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit, kulakëve të fshatrave të kësaj treve punëtore dhe të mençur.

Loka nuk ka faj, sepse me ‘mësimet e Partisë loke’ është rritur dhe bërë polic, duke e nisur nga arma e pabesë dhe vrastare e Sigurimit të Shtetit. Partia Demokratike i kujton Gjovalin Lokës dhe sigurimsave të mbledhur nga Taulant Balla dhe Edi Rama në radhët e policisë, se dita e llogaridhënies nuk është e largët.

Përfshirja e tij në mbrojtjen e bandave të partisë që vjedhin zgjedhjet, dora e tij e zgjatur mbi protestuesit e opozitës në Tiranë, banditizmi i tij i sotëm përballë fermerëve, janë në turpin e tij, por edhe në nderin e opozitës për të mos i falur.

Për dijeni të publikut, duam të theksojmë se Gjovalin Loka e ushtron detyrën në paligjshmëri. Neni 38/g i ligjit nr 12/2018 të 5 marsit 2018, ua ndalon ish-punonjësve të Sigurimit detyrat shtetërore dhe në polici. Thirrja e tyre në uniformë është, jo vetëm e paligjshme, por edhe provokim.

Gjovalin Loka ka ndërruar uniforma, por jo zakon. Ai i sheh ata që dalin kundër Rilindjes si ‘armiq të partisë’. Si ‘si armik të popullit’, si të paligjshëm në detyrë, dhe fuks të Sigurimit do ta trajtojmë edhe ne!

Publikut duam t’i kujtojmë standardin e dyfishtë të Lokës dhe kolegëve të tij në Policinë e narkoshtetit. Siç keni parë nga dosja ‘Metamorfoza’, dhe dhjetëra të tjera të shërbimeve të huaja të sigurisë, Loka dhe sivëllezërit e tij u bëjnë servis narko-trafikantëve.

Siç e shihni çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, ata u hapin rrugë të fortëve me makina të shtrenjta. Krejt të kundërtën bëjnë me shqiptarët e thjeshtë, që dalin në rrugë me zetorë, për bukën e gojës, jo për pushimet në Maldive. Turp, turp, turp!

gjovalin loka klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj