LIVE UPDATES
Politike

VD-"Kam dosjen e I.M", Berisha zbardh detajet: Kurth i trashë! Genta e Autoritetit u keqpërdor, Nikolla, zyrtare primitive

Berisha tha se bëhet fjalë për Ilir Muratin dhe jo Ilir Metën. 

29 Korrik 2022, 12:39 Nga f.g
VD-"Kam dosjen e I.M", Berisha zbardh detajet: Kurth i trashë!
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se e ka në dorëzim dosjen ku pretendohej nga Autoriteti i Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (spiun). Berisha tha sot nga selia e PD se kurthi është ngritur nga Rama në një mënyrë të "trashë" ndërsa foli për keqpërdorim të Gentiana Sulës dhe Lindita Nikolla. Berisha tha se bëhet fjalë për Ilir Muratin dhe jo Ilir Metën. 

Unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i Edi Ramës, i turpshëm i një njeriu në panik. Përdor shpifjen he trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka gjë më të shpifur, e ka stisur në mënyrën më të shpifur këtë kurth, në mënyrën më të trashë. Kushdo që e lexon e ka të qartë se Ilir Murati është I.M dhe është nga Librazhdi dhe nuk ka lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e dinin. Edi Rama ka keqpërdorur dhe keqfuzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit. Mund t'ju them ju se në dokumentin që Genta Sula i drejton Lindita Nikollës akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembulltë, një akt i pashembulltë. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar për arsye që ajo i di vetë, por edhe do të zbardhen. Prit, prit se në bazë të këtij dokumenti, për herë të parë në jetën e saj politike Linda e Parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se është e horrifikuar e tronditur. Histori të turpshëm, zyrtarë primitivë që s'kanë të përbashkët asgjë me shtetin. Këto janë, ky është kurthi. 

berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll