LIVE UPDATES
Politike

“Kandidati i Delvinës, sikur është rritur në ishullin e drogës”, Berisha nga Saranda: Ardi Veliu një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e policisë

Kreu i Partisë Demokratike përmendi dhe raportin e Bankës Botërore dhe shtoi se vetëm 20% e shqiptarëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, e marrin atë. Ndërsa të tjerët nuk mbijetojnë dot. 

8 Maj 2023, 19:27 Nga F.M
“Kandidati i Delvinës, sikur është rritur në ishullin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ish-drejtori i Policisë së Shtetit, aktualisht drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu shkon dhe bën fushatë pasi kërkon të marrë mandat deputeti. I pranishën në Sarandë, Berisha foli dhe për parkun e Butrintit dhe tha se qeveria e korruptuar e ka ndarë në zona në mënyrë që të lejohen ndërtimet. Kreu i Partisë Demokratike përmendi dhe raportin e Bankës Botërore dhe shtoi se vetëm 20% e shqiptarëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, e marrin atë. Ndërsa të tjerët nuk mbijetojnë dot. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Të dalin para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Po ku mund të dalë kandidati i Delvinës, që është sikur është i rritur në ishullin e drogës. Ardi Veliu një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e policisë shqiptare, që vjen e bën fushatë se mos merr ndonjë mandat deputeti. Ardi edhe ti do të pësosh fatin e tyre. E ftoj Edi Raman të dalë në debat, unë kam qenë kryeministër dhe ti kryeministër. Hajde ballafaqohemi. Ti ke frikë se ti ke vjedhur. U the shqiptarëve që unë kam firmosur, por ke firmosur për xhepin tënd, ke firmosur për të vjedhur. Ke firmosur në mënyrën më anti-ligjore, më kriminale, për të shpërbërë Parkun e Butrintit.

Miqtë e mi, ju jeni këtu, por Parku i Butrintit nuk ka një të dytë në Europë, por edhe në kontinente të tjera. Ai park është edhe për gjeneratat që vijnë. Korrupsioni e ndau qytezën arkeologjike nga zona A, nga kepi i Stillos. Fondi mori Kepin e Stillos dhe ja dha qeverisë. Unë ju garantoj se PD nuk do të pranojë kurrë të tjetërsojë këtë pasuri mahnitëse. Cila është sot fushata, ju e shihni. Kandidatët tanë dalin para jush me një platformë, ku zotohen me vendime dhe projekte konkrete për të ndryshuar jetën tuajë. Rama kalon nga sheshi në shesh me 4 fjali. Zorra qorre, nuk kam motër për të martuar, kështu më ka thënë gjyshja, nuk ju ndihmoj po votuat PD-në… Çfarë tregon ai me këtë fushatë?

Tregon se nuk ka pikën e respektit për qytetarin. Rama është përgjegjës, shumë përgjegjës, sepse ai është sot kryeministër i një vendi që banorët e tij kanë braktisur vendin shumë më tepër nga ukrainasit dhe sirianët nga lufta. E kanë braktisur se ai u vuri darën e varfërisë. Ai hapi kufijtë për t’i dhënë përparësi produkteve serbe. Rrogat i ngriu. Para kishte. 5 miliardë të ardhura ka qenë buxheti pasi rriti taksat. Me 5 miliardë ai mund të kishte rritur rrogat 3 herë nëse donte. Jo ai zgjodhi t’i vjedhë ato para, duke ndërtuar rrugë me 24 milionë euro/km. Zgjodhi të udhëtojë me avion me dhomë luksi me 22 milionë euro dhe 4 milionë euro vazon në Kryeministri.

Çfarë tregoi Banka Botërore, vetëm 20 % e shqiptarëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, e marrin atë. Ai ka dalë me teorinë që nuk vdes njeri për bukë. Po nuk është punë të vdesësh për bukë, por të jetosh si njeri. Po rris rrogat tha. Do e bëj 900 euro rrogën mesatare. Mbylli në mënyrë cinike Parlamentin. Sot i kërkova, hajde i votojmë të enjten, rrogat 900 euro. Ti votojmë edhe ne. Pyesni ushtarakët, policët dhe mjekët sa ua ka rritur rrogat. Ushtarët shumica duan të largohen se me rrogën që marrin as familjen e as veten nuk e mbajnë dot.

sali berisha ardi veliu zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023 fushata 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj