LIVE UPDATES
Politike

Kasami: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut janë në duar të sigurta me koalicionin “Vlen” në qeverisje

Kasami që është edhe kryetar i Komunës së Tetovës, tha se po bën gjithçka për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

7 Shkurt 2025, 22:59 Nga N.F
Kasami: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut
Kasami

SHKUP- Kryetari i Lëvizjes Besa të koalicionit "Vlen" në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami hodhi poshtë kritikat e opozitës shqiptare në vend se nuk po bën sa ç’duhet për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, duke thënë se tani këto të drejta janë në duar të sigurta dhe se ato kanë ngecur mbrapa ndër vite për shkak të BDI-së. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kasami tha se si koalicioni “Vlen” edhe VMRO-DPNE, duan që të plotësojnë kushtet për avancimin e vendit drejt BE-së por shprehu shqetësimin se nëse Bullgaria vazhdon të paraqesë kërkesa të tjera, kjo do të pengonte për aspiratat e vendit. Zoti Kasami që është edhe kryetar i Komunës së Tetovës, tha se po bën gjithçka për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Opozita shqiptare akuzon partitë e pushtetit, në veçanti koalicionin ‘Vlen’ me parti shqiptare se nuk ka bërë sa ç’duhet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Si përgjigjeni juve?

Bilall Kasami: Një parti që për 20 vite ka qëndruar në qeveri dhe nuk lëvizi përpara çështjen shqiptare, sigurisht nuk ka të drejtë të akuzojë partitë që sapo kanë ardhur në qeveri dhe po bëjnë shumë veprime, të cilat po e përmirësojnë atë që BDI me partnerët e saj nuk e realizoi për 20 vite. Tani më ata nga ajo periudhë e qeverisjes së tyre më shumë e kanë hallin e tyre dhe të njerëzve të tyre, të cilët janë në ‘listën e zezë’ të Amerikës, sesa fatin e shqiptarëve, sepse kanë pasur kohë 20 vite për të sistematizuar të drejtat e shqiptarëve në kushtetutë dhe në ligj dhe atë nuk e bënë, sepse për 20 vite punuan që të pasurohen; që familjarët e tyre t’i bëjnë milionërë. Prandaj, ne vlerësojmë se të drejtat e shqiptarëve tanimë janë në duar të sigurta dhe çështja shqiptare në Maqedoni të Veriut do të ecë përpara.

Zëri i Amerikës: Këto kritika mbështeten edhe në fakte konkrete si për shembull fakti që u shfuqizua mekanizmi i njohur si “balancues” ndërsa nuk ka një zgjidhje si zëvendësim; që Gjykata Kushtetuese pritet të rishikojë nene të Ligjit për gjuhët...

Bilall Kasami: Të gjitha janë pasojë e një qeverisjeje të gabuar të BDI-së për 20 vite. Balancuesi ka qenë një mekanizëm anti-ligjor dhe në momente të caktuara vetë BDI e ka konstatuar si një mekanizëm të tejkaluar. Vetë ministrat e saj që kanë qenë në qeveri kanë dhënë pëlqim që të zëvendësohet ky mekanizëm. Në anën tjetër, ne si koalicion “Vlen” jemi zotuar në zgjedhjet e fundit që këtë mekanizëm do ta zëvendësojmë me një ligj të veçantë dhe tanimë është në përpunim e sipër dhe së shpejti do të dalë versioni i parë i propozimit të ligjit për përfaqësim adekuat, që është një normë kushtetuese dhe le që nuk degradon, por garantojmë që kjo çështje do të mbyllet një herë e përgjithmonë me ligj dhe punësimi i shqiptarëve do të jetë i garantuar konform kushtetutës.

Sa i përket Ligjit për gjuhën shqipe garantojmë se nuk do të ketë degardim të të drejtave të shqiptarëve, sa i takon përdorimit të gjuhës shqipe edhepse ne vlerësojmë se me këtë ligj nuk është zyrtarizuar plotësisht gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut. Duhet shumë ligje të tjera të harmonizohen me Ligjin për gjuhën shqipe, që gjuha shqipe të jetë në përdorim zyrtar në shumë institucione: gjykata, noterë dhe shërbimet tjera të administratës, të cilat nuk e përdorin gjuhën shqipe, edhepse në Ligjin për përdorimin e gjuhëve është e përcaktuar që gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare edhe në këto institucione.

Zëri i Amerikës: A jeni ju si koalicion i partive shqiptare në një vijë me VMRO-DPMNE-në, e cila herë kërkon një lloj reciprociteti me Bullgarinë, përsa i takon të drejtave të pakicave dhe herë të tjera ngul këmbë që ndryshimet kushtetuese të zbatohen atëherë kur Maqedonia e Veriut të pranohet si anëtare e Bashkimit Evropian?

Bilall Kasami: Problemi me Bullgarinë është pak më kompleks, për shkak të kontestimeve identitare të Bullgarisë ndaj popullit maqedonas. Këtu çështja është nëse kjo është kërkesa e fundit e Bullgarisë, prandaj qeveria aktuale, më konkretisht VMRO-DPMNE kërkon një partner me të cilin do të bashkëbisedojmë për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nëse kemi një partner të fuqishëm me të cilin bisedojmë se cilat janë hapat drejt integrimit të plotë në BE ne vlerësojmë që ndryshimi i kushtetutës dhe futja e komunitetit bullgar në kushtetutë është çështje e pranueshme dhe e kryer. Por, nëse kjo është një hap dhe vazhdon Bullgaria me kërkesa, me hapjen e problemeve të tjera për të cilat ne e dimë që mund të hapen, atëherë kjo nënkupton që edhe pse do të bëhet ndryshimi i kushtetutës me futjen e bullgarëve në të, nuk do të zgjidhet problemi dhe nuk do të avancojë vendi drejt BE-së.

Zëri i Amerikës: Si do të reagonit ju në një skenar të tillë?

Bilall Kasami: Ne kërkojmë gjithashtu që të kemi një partner të fuqishëm edhe në Bruskel edhe në Sofje për të bashkëbiseduar për të ardhmen evropiane të Maqedonisë. As për VMRO-në e as për koalicionin ‘Vlen’ nuk është e diskutueshme çështja se Maqedonia duhet të jetë sa më parë anëtare e BE-së. Ne po flasim për pengesa që na dalin rrugës. Dhe ne kërkojmë që sa më shpejtë të kemi një partner me të cilin të largojmë të gjitha këto pengesa. Sigurisht që qeveria është e interesuar dhe është proaktive në këtë drejtim për gjetjen e një zgjidhjeje me të cilën Maqedonia do t’i bashkohet shumë shpejtë Shqipërisë dhe besojmë që në vitin 2030 të jemi bashkë anëtare në BE.

Zëri i Amerikës: Ndonëse është herët për zgjedhjet lokale, a keni pasur bisedime me VMRO-në nëse do të dilni bashkë në këto zgjedhje ose jo?

Bilall Kasami: Ne jemi pjesë e koalicionit qeveritar dhe në të kaluarën kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim si parti opozitare dhe tani kemi bashkëpunim në kuadër të qeverisë. Zgjedhjet lokale janë pak më specifike, sepse nuk mund të flasim për një bashkëpunim formal me VMRO-në, sepse kemi komuna ku konkurrojmë me VMRO-në. Kemi komuna, siç është Kërçova, Bërvenica ku beteja do të bëhet për një kryetar shqiptar apo maqedonas. Këtu e kemi më të vështirë për të bashkëpunuar, por kemi komuna si Tetova, Çairi, Gostivari ku dihet se fituesi del shqiptar dhe komuniteti maqedonas është pakicë, dhe aty edhe në të kaluarën maqedonasit kanë përkrahur një kanadidat shqiptar. Sa i përket listave për anëtarë të Këshillave komunalë ne konkurrojmë veçmas dhe secila parti kërkon vota për listën e vetë për këshilltarë )komunalë). Kështu që, nuk mund të themi se do të kemi një koalicion, por sigurisht si parti të qeverisë do të kemi bashkëpunim.

Zëri i Amerikës: Çfarë po ndodh me projektin e rrugës Pizren – Tetovë? A ka gatishmëri të plotë tek pala maqedonase për realizimin e punimeve?

Bilall Kasami: Studimi i fizibilitetit për rrugën Tetovë - Prizren është që nga viti 2010. BDI-ja nuk e lëvizi këtë projekt për 15 vjet dhe u desht që unë të vij në krye të komunës së Tetovës dhe t’i ‘povokoj’ me atë që unë ndërtova një rrugë 7 kilometra deri afër kufit me Kosovën dhe bashkë me kryeministrin (Albin) Kurti të promovojmë këtë si një alternativë të rrugës Tetovë – Prizren, në mënyrë që pastaj qeveria e BDI-së të aktivizohet dhe të bëjë disa marrëveshje e veprime.

Sot ky projekt është me prioritet edhe për qeverinë e Maqedonisë edhe për atë të Kosovë. Veçmë është formuar grupi i punës për shpalljen e tenderit për projektimin e tunelit, që është pjesa më e rëndësishme dhe kryesore e gjithë këtij projekti. Kosova ka nisur punimet në aksin që do të vijë deri te hyrja e tunelit. Në Maqedoni nga Tetova deri në hyrje të tunelit veçmë ekziston traseja. Ne duhet të bëjmë zgjerimin e rrugës, kështu që tani më kjo rrugë është në projekt të qeverisë dhe jo vetëm një premtim i harruar i qeverisë paraprake.

Zëri i Amerikës: Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori së fundmi një kredi prej 500 milionë eurosh nga Hungaria. A është caktuar shuma që do të përfitojë Komuna e Tetovës nga kjo kredi?

Bilall Kasami: Patjetër. Është një ndër projektet më të rëndësishme të kësaj qeverie apo atyre të kaluara, duke pasur parasysh faktin që pushteti lokal nuk është i prërkrahur në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha shpenzimet janë për pagat dhe shpenzime të përditshme. Nuk kas pasur shumë mundësi zhvillimore. Për herë të parë komunat kanë buriume të sigurta të financimit të projekteve kapitale.

Komuna Tetovës më 2024 ka marrë rreth 4 milion euro, me çka janë projektuar dhe do të ndërtohen rrugë, shkolla dhe projekte të rëndësishme të infrastukturës së qytetit. Më 2025 komuna e Tetovës pret të realizojë projekte mbi 11 milionë euro nga këto mjete të qeverisë. Pra, është një ndër projektet që unë e përshëndes dhe besoj të vazhdoj edhe më tutje.

Zëri i Amerikës: Propozimi juaj për emërtimin apo riemërtimin e rrugëve në komunën e Tetovës ka ngjallur debate. A do të bëhet kjo gjë me konsensus?

Bilall Kasami: Ne kemi hyrë guximshëm në ndërtimin e Tetovës, jo vetëm në infrastrukturë por edhe në modernizimn e saj. Tetova ka qenë ndër qytetet e rralla që vetëm rreth 30 përqind të pjesës urbane i ka pasur me rrugë zyrtare (adresa); pjesa tjetër ka qenë me numra e pa numra dhe në një kaos të vërtetë.

Sot më njoftuan nga komuna se Komisioni për emërtimin e rrugëve ka mbajtur mbledhje dhe është shpallur thirrja publike që qytetarët të mund të bëjnë propozime nga dita e hënë. Ë shtë një proces gjithpërfshirës; për të gjitha partitë, si shqptare e maqedonase dhe për qytetarët dhe besoj që në fund të këtij procesi Tetova dhe çdo tetovar do të ketë rrugë me emër dhe me numër të shtëpisë dhe të vendbanimit të tyre./ VOA

kasami maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj