LIVE UPDATES
Politike

Kaso: Fredi Beleri u dënua me prova false që “investitorët strategjikë” të Edi Ramës të masakrojnë tokat e bregdetit

Kaso ka thënë se akuzat ndaj Belerit janë falsifikuar ngë investitorët strategjikë të bregdetit për të grabitur pronat e jugut. 

14 Shkurt 2024, 13:48 Nga h.k
Kaso: Fredi Beleri u dënua me prova false që “investitorët
Foto ilustruese

TIRANË-Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike ka dalë me një deklaratë në mediat ditën e sotme. Kaso ka thënë se akuzat ndaj Belerit janë falsifikuar ngë investitorët strategjikë të bregdetit për të grabitur pronat e jugut. 

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Seanca e djeshme gjyqësore ndaj Fredi Belerit, Kryetarit të zgjedhur me votë të lirë të Bashkisë së Himarës, vërtetoi edhe një herë dhe pa asnjë mëdyshje faktin se SPAK po luan rolin e prokurorisë politike të Edi Ramës. Madje po e luan këtë rol me zell dhe devocion!

Në të gjithë këtë aferë të turpshme të eleminimit të kundërshtarit politik, SPAK ka “thyer rekordin” e tij: SPAK pranoi të shqyrtonte një cështje të cilën e gatoi me prova të falsifikuara policia “që duam” e Edi Ramës. SPAK më tej refuzoi të gjitha provat dërrmuese dhe kërkesat legjitime të kërkuara nga Fredi Beleri në seancë, edhe pse faktet tregonin katërcipërisht që cështja ishte e montuar, me dëshmi që nuk ekzistonin, mbi dokumenta që u provuan të ishin të falsifikuara.

Por nuk mbaron këtu: SPAK “u kujdes” të ushtronte presionin e duhur ndaj trupit gjykues, i cili refuzoi me gjakftohtësi të gjitha provat e ofruara nga mbrojtja, të cilat provonin se cështja ishte e sajuar dhe montuar vetem për qëllimin politik të rrëmbimit të Bashkisë së Himarës nga Edi Rama.

Ky proces kaq i mbrapshtë politik, ka frymëzues Edi Ramën dhe ekzekutor Policinë e Shtetit dhe SPAK. Qëllimi është rrëmbimi i tokave të himariotëve, masakra me tokat e bregut të detit, toka të cila do t`i vihen shpejt në dispozicion “investitorëve strategjikë” të Edi Ramës.
Për këtë kryetari i Bashkisë Himarë nuk duhet të lejohet të betohet, edhe pse është shkelje flagrante kushtetuese. Për këtë Fredi Beleri duhet të dënohet edhe pse provat e falsifikuara kundër tij janë qesharake. Për këtë SPAK del garant duke bërë atë cfarë kërkon interesi politik dhe ekonomik i klanit të Ramës.

Kjo aferë kaq banale dhe e shëmtuar flet shumë, jo vetëm për standardin e zgjedhjeve që mbahen në Shqipëri, por mbi të gjitha për “heronjtë tanë të antikorrupsionit”, që të bardhën e nxijnë dhe të zezën e fshijnë.

Këta heronj, që për opozitën kanë marrë kallashin dhe po e masakrojnë në emër të drejtësisë së re rilindase, për qeverinë që me korrupsionin e saj po copëton dhe shkatërron vendin, prodhojnë indulgjenca.

Ne jemi dëshmitarë të standardit shkatërrues që SPAK dhe gjyqsori i tij po aplikojnë. Ne shohim sesi ëndrra e merituar e shqiptarëve për drejtësi të pakapur është zhbërë. Ne shohim sesi proceset e SPAK janë qartazi politike dhe aspak drejtësie. Dhe si ne e shohin të gjithë shqiptarët.

Ne duam drejtësi sepse jemi shumë të interesuar për të. Por nuk mund të heshtim kur na shesin sapunin për djathë. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, sado e hidhur të jetë ajo. Ne nuk do lejojmë që Shqipëria të zhbëhet nga Edi Rama dhe qeveria e tij. As nga instrumetat që ajo përdor për të nënshtruar opozitën.
Prandaj në 20 shkurt, të gjithë në shesh për ti thënë jo korrupsionit, jo keqqeverisjes, jo drejtësisë së kapur, jo rrënimit ekonomik dhe shpopullimit të vendit. O Sot, o Kurrë!

ivi kaso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj