LIVE UPDATES
Politike

VD-Këlliçi: Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrin

Gjatë fjalës së sotme në protestëm Këlliçi tha se Rama është një firkacat që i fshihet të vërtetës dhe se e ka vendosur vendin në rrezik. 

7 Korrik 2022, 20:36 Nga I.A,K.M
VD-Këlliçi:  Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke i
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë gati duke i nxjerr sytë njëri-tjetrit në aferat që janë futur. Gjatë fjalës së sotme në protestëm Këlliçi tha se Rama është një firkacat që i fshihet të vërtetës dhe se e ka vendosur vendin në rrezik. 

"Rama ik! Ta dëgjojë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë, ai ia mbath. Një frikacak që i fshihet të vërtetës. Ai ia mbathi, miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik. Shqipëria që duam e këtyre këtu ngjitur, vrau Shqipërinë tuaj. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrin nga aferat ku janë futur të dy. Shqipëria e vërtetë ka aromën e varfërisë. Shqipëria ka pamjen dhe mundin e fermerëve. Ne e kemi shembullin para syve prej ditësh. Ky e shihni ndershmërinë tek Edi Rama? Ju pyes me sinqeritet. Ku do i gjeni paratë për të mbushur tryezën? Shqipëria nuk është e varfër, e ka vjedhur ky. Poshtë babëzia, poshtë hajdutësia. Rroftë rinia," tha Këlliçi ndër të tjera.

Fjala e plotë e Këlliçit:

Ju vini në Tiranë, ky ia mbath nga Tirana. Vetëm për mos t’ju parë, sepse i dhembin sytë kur ju sheh në shesh! Një frikacak që i fshihet të vërtetës, që i ikën popullit të tij. Vetëm për t’ju penguar, ka urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë edhe pse viti shkollor ka përfunduar. Iku dhe mori kërpudhën e tij me vete. Një burrë shteti do të qëndronte këtu dhe do t’i shihte në sy qytetarët, do t’i dëgjonte shqetësimet e tyre. Por ky ia mbath se i tillë është!

Miqtë e mi, Shqipëria jonë sot është në rrezik. Shqipëria e vërtetë, ajo e shumicës reale, e qytetarëve të zakonshëm, po asfiksohet, po meket, po mpaket çdo ditë nga ajo që u shpall prej rilindjes, si Shqipëria që duam. Shqipëria që duam, e këtyre këtu ngjitur, vrau në fakt Shqipërinë e shqiptarëve. Shqipëria që duan këta, Shqipëria e Edi Ramës, e Veliajt, e Belindës, e Elisës, e Ben Ahmetajt, e Taulant Ballës, e Fridës, e Çuçit, e Ulsiut, e Agaçit, mund të jetë vërtetë e bukur. Idilike. Vjen aromë parfumi të shtrenjtë francez, mbahet me rroba të kushtueshme të markave italiane, ka shijen e restoranteve më ekskluzive nga Dubai e deri tek ato këtu në Tiranë, ka komfortin e vilave të luksit në bregdet, ka rehatinë e makinave qindra mijra euroshe, ka adrenalinën e udhëtimeve të klasit të parë, ka sigurinë e parave me shumicë, e apartamenteve te mbushura me para cash. Kjo Shqipëri e këtyre dhe e njerëzve që i rrethojnë, nuk ka të sharë. Po ky vend, ky domen, ky venom i dinjitarëve më të korruptuar të globit sipas çdo raporti serioz ndërkombëtar, nuk u krijua falë gjenialitetit apo talentit të tyre. Kjo botë e tyre, erdhi në jetë, u rrit, dhe po majmet çdo ditë, mbi Shqipërinë e shumicës së shqiptarëve, mbi Shqiperine tone, duke i marrë asaj çdo ditë, pasuritë, buxhetin, asetet dhe mundësitë që ofron.

Kjo bandë e cila sot është në krye të qeverisë, është dhe pronarja e vërtetë e inceneratorëve, ata janë ndërtuesit e vërtetë të kullave; investitorët strategjikë janë këta të dy, Rama dhe Veliaj, ata që shkatërruan kulturën, që e bënë teatrin gropë, shitën Butrintin, larguan mjekët, të rinjtë dhe zanatçinjtë. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit nga të gjitha aferat e pista ku kanë futur duart. Nuk ka komitet ekspertësh e as bord çmimesh. Janë këta të dy, të cilët e kanë blerë Partinë Socialiste me paratë e lejeve të ndërtimit dhe po e mbajnë peng me paratë e inceneratorëve. Dhe ja ku jemi sot! Shqipëria jonë, Shqipëria e shumicës ka shijen e braktisjes, të vetmisë, sepse përditë vetëm ikin specialistë, profesionistë, të rinj e të reja. Shqiperia e vertete ka aromën e varfërisë, pasi të ardhurat e ulëta, pensionet, pagat e vogla, ndihmat e papërfillshme nuk dalin më për të marrë as gjysmën e ushqimeve bazike. Imagjinoni se çfare lufte me jetën bëjnë sot të papunët. Shqiperia jone sot ka pamjen e mundit dhe prodhimit të fermereve që hidhet se nuk kanë ku e shesin, dhe kostoja u ka marrë atyre edhe dinjitetin.

Shqipëria e shumicës ka vështirësinë e pamundësisë për të mbyllur muajin, për të mbushur makinën me naftë, për të shlyer kredinë, për të paguar ujin, dritat e internetin, apo tarifën e universitetit. Ne e kemi shembullin para syve tanë prej ditësh për të kuptuar se ku jetojmë dhe pse jemi në rrezik. Shqipëria e vërtetë është ajo 90 vjeçarja në azil që s’ka kush kujdeset për të dhe që nuk tërheq dot 600 mijë lekët që i ka kursimin e jetës. Shqipëria që duan këta, Rama me Veliajn, është ai ministër, ish-ministër, apo ortak në krim, që ka ato 30 milionë dollarët që figurojnë në emër të së moshuarës, për të cilat ajo nuk di asgjë. Shqipërinë e vërtetë që po asfiksohet, që e ka lakun në fyt mund ta shpëtojmë vetëm ne, vetëm njerëzit që ngrihen në këmbë. Ju që jeni sonte këtu, e shumë të tjerë që do të na bashkohen. Shqipëria duhet dhe do të shpëtohet, sepse kjo është një çështje që na përket të gjithëve ne. Ndaj sot, nga ky shesh, i them çdo socialisti të ndershëm: Ku e shihni ndershmërinë tek Edi Rama? Tek asfalti më i shtrenjtë në Europë?

Tek inceneratorët? Te përgjimet e BILD-it dhe Antimafias italiane? I pyes me sinqeritet, ku e shihni ngjashmërinë me Edi Ramën? A keni ju avion privat për të takuar fëmijët në mërgim? Sa i ka rritur rrogat dhe pensionet tuaja? Sa rrugë ka ndërtuar dhe ku janë? Ku është rindërtimi? Mashtrime të gjitha! Në Ukrainë nafta kushton më lirë, në Europë po ashtu. Ku do i gjeni paratë për të mbushur tryezat, makinën – kush ka! Me çfarë rrogash do e përballoni jetesën? Të dashur miq, Shqipëria nuk është e varfër. E ka varfëruar ky! E ka vjedhur ky, cep më cep! Nuk la lumë pa shkatërruar, pyll pa prerë, tokë në bregdet pa vjedhur; nuk la oborr e lulishte në Tiranë pa e betonizuar. I pangopur me paratë tuaja, me taksat, djersën dhe mundin tuaj. Ndaj, kurre mos thoni me ç’me duhet mua. Shpetimi i vendit tone, tashme është kthyer ne detyrë kombëtare. Ta ndalim me qëndresë! Të gjithë bashkë! Poshtë babëzia! Poshtë hajdutëria! Rroftë rinia! Rroftë Shqipëria!"

belind këlliçi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj