All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Këlliçi publikon dokumentin e IFC: Tarifa e propozuar për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve ishte 38 euro, Veliaj e rriti me 2.5 herë

Këlliçi tha se Erion Veliaj gënjen kur thotë se, e ka ulur çmimin e pastrimit të Tiranës, sepse sipas dokumenteve ai e ka rritur me 2.5 herë çmimin për ton në lidhje me trajtimin e mbetjeve. Ai shtoi se sot qytetarët paguajnë 29 euro për ton për një incenerator që nuk ekziston dhe kjo tarifë është rreth 12 milpionë euro nëvit. 

13 Qershor 2024, 13:05 Nga N.F
All - Paragraf - 1

Këlliçi publikon dokumentin e IFC: Tarifa e propozuar për

Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një konference për mediat. Gjatë konferencës Këlliçi ka publikuar për herë të parë dokumentin e IFC-së për studimin në lidhje me pastrimin e Tiranës.

Këlliçi tha se Erion Veliaj gënjen kur thotë se, e ka ulur çmimin e pastrimit të Tiranës, sepse sipas dokumenteve ai e ka rritur me 2.5 herë çmimin për ton në lidhje me trajtimin e mbetjeve. Ai shtoi se sot qytetarët paguajnë 29 euro për ton për një incenerator që nuk ekziston dhe kjo tarifë është rreth 12 milpionë euro nëvit. 

Këlliç më tej shtoi se bazuar në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, vetëm për pastrimin e qytetit, janë paguar vetëm vitin e kaluar 16.7 milionë euro. Ai shtoi se me një llogari fare të thjeshtë, totali shkon në 66.8 euro për ton.

 

DEKLARATA E TË DELEGUARIT POLITIK TË QARKUT TIRANË, BELIND KËLLIÇI:

Përshëndetje dhe faleminderit gazetarëve që kanë treguar interes dhe kanë ardhur në këtë konferencë, e cila në fokus ka skandalin e korrupsionit dhe vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës Jemi këtu për të demontuar mashtrimin mbase më të madh të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me studimin e IFC të vitit 2014, ku pretendimi i përsëritur në vite ka qenë se bazuar në këtë studim që kishte një tarifë prej 38 eurosh për ton për pastrimin e Tiranës, Erion Veliaj pasi u shpall kryetar bashkie në vitin 2015, vendosi të ketë një tarifë prej 29 eurosh, duke ulur kështu koston.


Por ndërkohë, si çdo pretendim i Erion ne sot do demontojmë me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për herë të parë do bëjmë publik raportin e IFC të vitit 2014, i cili nuk gjendej kur është kërkuar nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në vitin 2022. Unë e kam kërkuar me ngul këtë material, por çuditërisht as Bashkia e Tiranës dhe as Ministria e Financave nuk e dispononin këtë material.


Për fatin e mirë, sot në Bashkinë e Tiranës vijon të ketë punonjës të ndershëm, të cilët para pak javësh kanë sjellë një kopje origjinale të studimit të BB dhe IFC dhe ne kemi pasur mundësinë gjatë kësaj periudhe të hulumtojmë me detaje mbi këtë propozim që i ka ardhur Bashkisë së Tiranës në kohën që drejtohej nga PD.


Po ta shihni që në hyrje të projektit, të pesë pikat kryesore sqarojmë se ky propozim që ka ardhur në atë periudhë, që kishte tarifën 38 euro për ton, ishte për pastrimin e qytetit dhe rrugëve, mbledhjen e transportin e mbetjeve, zgjerimin e landfillit të Sharrës për një depozitim afatgjatë, depozitimin e mbetjeve në landfill dhe përpunimi dhe trajtimi i mbetjeve.


Që të jemi të qartë, këto 5 pika përfshijnë çdo proces që ka të bëjë me pastrimin, përpunimin dhe depozitimin e plehrave në Tiranë. Studimi i IFC bënte një përllogaritje për një periudhë 20-vjeçare, duke përllogaritur sasinë totale të mbetjeve që do përpunoheshin në të dhënat zyrtare, që nëse e shihni në pikën e fundit, sasia totale shkonte në 250 mijë ton në vit. Duke përfshirë mbetjet e Tiranës në bashki dhe komuna e fshatrat.

Në faqen e fundit ka një përmbledhje ku 12 euro për ton do ishte tarifa për depozitimin e mbetjeve dhe 26 euro do ishte mbledhja e mbetjeve. Pra, e thënë fare qartë, ka pasur një tarifë prej 38 eurosh, por për të mbyllur të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve.


Por ne sot që flasim paguajmë 29 euro për ton për një incenerator që nuk ekziston dhe kjo tarifë është rreth 12 milpionë euro nëvit. Dhe bazuar në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, vetëm për pastrimin e qytetit, ne kemi paguar vetëm vitin e kaluar 16.7 milionë euro. Me një llogari fare të thjeshtë, totali shkon në 66.8 euro për ton. Kjo ka të bëjë për pastrimin e qytetit. Shtuar këtu edhe 29 euro për ton, tarifën e inceneratorit ku pronar faktik, e thënë kjo nga ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, se Erion Veliaj është pronari faktik, totali shkon në 95.8 euro për ton.

2.5 herë më shumë se propozimi i ardhur nga BB për të njëjtin projekt, por me standarde shumë më të larta. Ka një arsye pse dy ish-ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për dhënien e këtij koncesioni për 30 vite. Kjo sepse në studimin e BB thuhet se do nevojiteshin vetëm 20 milionë euro për të ngritur tre nukla të reja dhe zgjeruar landfillin e Sharrës.

Por fill pas këtij momenti, vjen ajo shkresë e famshme e Erion Veliajt më 27 mars të vitit 2017, ku me firmën e tij, me vulën e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë përsipër të firmosë koncesionin 30-vjeçar, në shkelje të plotë të ligjit duke mos pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as Këshillin e Qarkut.

Arsyeja ka qenë fare e thjeshtë, për shkak se ky ka qenë biznesi i Erion Veliajt. Ne kemi faktuar edhe lidhjet familjare të drejtorit të tij, Redi Molla në këtë biznes. Kemi publikuar edhe personat e lidhur me Ndraghetën italiane që kanë ardhur këtu për të marrë këtë biznes. Kjo ka qenë arsyeja pse Erion Veliaj ka firmosur këtë koncesion 30-vjeçar në shkelje të ligjit. Por nëse SPAK ka ende vështirësi për këtë material ekskluziv, ju garantoj se ditën e sotme, në përfundim të konferencës për shtyp, do ia depozitojmë me firmë dhe vulë SPAK-ut për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.

Megjithatë, e rëndësishme është që të mbetet në thelb se kush ka qenë propozimi i ardhur nga BB dhe çfarë bën Erion Veliaj sot. Thelbi është se BB dhe IFC kanë sjellë një propozim për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve me tarifë 38 euro për ton. Sot Erion Veliaj paguan 95.8 euro për ton, 2.5 herë më shumë, përmes investitorëve të tij të jashtëzakonshëm holandezë dhe me eksperiencë ndërkombëtare që quhen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

 

kellici erjon veliaj


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj