LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi tregon pse u thirr në SPAK: Duan të sfumojnë lajmin e Veliajt, por ai ka kapitulluar!

Këlliçi deklaroi se priste të thirrej për skandalet në bashki, por u pyet për një kallëzim të bërë nga Idajet Beqiri për diplomën dhe deklarimin e pasurisë, dhe kjo, sipas tij, u bë për të sfumuar thirrjen e Veliajt në SPAK për herë të dytë.

26 Dhjetor 2024, 21:09 Nga I.A
Këlliçi tregon pse u thirr në SPAK: Duan të sfumojnë
Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj

TIRANË- Ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte sot në SPAK, pasi aty ishte futur edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi deklaroi se priste të thirrej për skandalet në bashki, por u pyet për një kallëzim të bërë nga Idajet Beqiri për diplomën dhe deklarimin e pasurisë, dhe kjo, sipas tij, u bë për të sfumuar thirrjen e Veliajt në SPAK për herë të dytë.

Unë mendova se jam thirrur për të dhënë deklarime për 5D apo inceneratorin e Tiranës. Në kontaktin e parë që pata nga SPAK u përgjigja pozitivisht, jam i gatshëm në çdo moment të paraqitem. Kur mbërrita në SPAK mora vesh se isha thirrur për shkak të një kallëimi që një person i dënuar si mashtrues, Idajet Beqiri, paska depozituar kallëzim ndaj meje, ku ka mbledhur artikujt e gazetave dhe portalit të nipit të Begejave, Karlo Bollino dhe i ka përpiluar në kallëzim penal. Unë kallëzohem sepse pretendon zotëria se kam falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe se kam fshehur pasurinë.

E kam sqaruar me qindra herë këtë çështje. Jam diplomuar me nderimet më të larta. E kanë verifikuar sepse kur kam njehësuar diplomën amerikane në Shqipëri janë kryer verifikimet, por duhet të gjejnë dicka për të bërë lajm paralel dhe për të sfumuar zhurmën e Veliajt. Mbetem i hapur për çdo sqarim. Aty mund të ketë ankesë pse kam patur mesatare 9.8.

Nëse ky është problemi që i kam shkaktuar shtetit shqiptar, jam i hapur ta diskutojmë. Jam pyetur për shpenzimet në fushatën elektorale, të cilat i kam depozituar në KQZ. Jam pyetur edhe për partneren time me të cilën kur kam qenë subjekt deklarimi nuk kam bashkëjetuar, por me sa duket mashtruesve të dënuar në katër shtete të ndryshme nuk i ka tingëlluar mirë. Jam pyetur edhe për çështjen e fotografisë me Trumpin, sepse ka patur aludime se kam paguar dhjetëra mijëra dollarë, por kosto është zero. Kam ndenjur rreth dy orë në SPAK, jam i gatshëm të shkoj në çdo moment.

Çfarë kemi depozituar ne si PD i kam firmosur unë, kam vënë firmën time, fytyrën time. Nëse ka letra anonime nga Ministria e Infrastrukturës apo nga Kryeministria nuk e di. Në PD nuk merret njeri me letra anonime. SPAK e ka të pamundur të amnistojë Veliajn, sado që ka tentuar të intimidojë. Kam informacione se është përplasur sot me një pjesë të hetuesve. Sado i etiketon si trokitës apo kolegë, sërish mendoj se SPAK e ka çështje finale rastin Veliaj. Ose do të mbyllë qepenin, ose Veliaj do të shkojë para ligjit.

Veliaj është i mbaruar politikisht. Ne si opozitë na intereson zvarritja e Veliajt në këtë gjendje, por për aspektin ligjor, mendoj se Veliaj ka kapitulluar. Nuk mund të akuzosh tre drejtorë, vartës direkt të kreut të Bashkisë Tiranë, që kanë bërë skemë dhe kanë vjedhur me 45 tendera, 30 milionë euro, të marrin dhe tre leje ndërtimi që firmos Veliaj dhe Veliaj të mos dijë gjë, nuk ka shqiptar që nuk e beson. Por jam informuar se ka një dosje me fraksion edhe për 5D. Dua të shoh dritë në fund të tunelit”, tha Këlliçi.

belind këlliçi erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj