LIVE UPDATES
Politike

"Kërkohet qeveri teknike që të çojë vendin në zgjedhje", REL: Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës!

Bllokimi i kryqëzimit kryesor në hyrje të Tiranës u shoqërua edhe me përplasje fizike, pasi deputetë demokratë dhe protestues shtynë zyrtarë të policisë, me pretendimin se po provokoheshin prej tyre, për shkak të pranisë së lartë të zyrtarëve policorë.

29 Tetor 2024, 21:50 Nga N.F
"Kërkohet qeveri teknike që të çojë vendin
Protesta

TIRANË- Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, kanë protestuar të martën, duke bllokuar gjashtë prej kryqëzimeve kryesore në disa qytete të vendit për gati tri orë. Një ndër kryqëzimet ku u bllokua qarkullimi i automjeteve ishte dhe ai ku është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më 21 tetor.

Përmes aksionit të mosbindjes civile, të shpallur nga opozita para një muaji, kërkohet që një Qeveri teknike të çojë vendin në zgjedhje, por edhe lirimi i Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpiak nën dyshimet për korrupsion. Bllokimi i kryqëzimit kryesor në hyrje të Tiranës u shoqërua edhe me përplasje fizike, pasi deputetë demokratë dhe protestues shtynë zyrtarë të policisë, me pretendimin se po provokoheshin prej tyre, për shkak të pranisë së lartë të zyrtarëve policorë.

Policia u kujtoi protestuesve se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Policia i orientoi drejtuesit e automjeteve të lëviznin në rrugë alternative. Protestuesit u vunë flakën disa gomave të makinave në Tiranë, Elbasan, Durrës, Milot dhe Fier. Në secilin prej gjashtë kryqëzimeve ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha pas tre orësh protestë se ‘nuk ka kthim pas’.

“Rezistenca jonë do të vijojë, mosbindja civile do të sjellë zgjidhje për vendin. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje”, tha Noka.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, tha se ish-presidenti u rrëmbye, si dhe sulmoi prokurorët duke i quajtur ‘mercenarë e vrasës me pagesë të opozitarizmit.’

Përfaqësues të të dyja partive në opozitë pretendojnë se hetimet ndaj Berishës dhe Metës nuk lidhen me afera korruptive, por me "skenarë për të goditur opozitën para zgjedhjeve të vitit 2025". Aksioni i opozitës ka nisur që pas arrestimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe dënimit të tij me një vit burg për "kallëzim të rremë", në fund të shtatorit.

Kjo u pasua me djegien e ulëseve të deputetëve demokratë para Kuvendit si dhe me përplasje fizike mes deputetëve dhe pjesëtarëve të Gardës, që garantojnë sigurinë në Kuvend. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë, dhe i kanë bërë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog./ REL

protesta e opozites 29 tetor 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje