LIVE UPDATES
Politike

"Kërkojmë hetim ndërkombëtar!" Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalny-t në Rusi

Ai shtoi se kërkojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale, siç e konsideron ai, të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij "rrëmbimi politik".

7 Korrik 2025, 14:46 Nga M.B
"Kërkojmë hetim ndërkombëtar!" Blushi:
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku tha se për rastin e kreut të PL-së Ilir Meta, kërkojnë ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar shkeljet flagrante të të drejtave themelore të qytetarit dhe për të rikthyer ligjshmërinë në vend duke i dhënë fund masës, sipas tyre absurde, kriminale dhe politike të arrestit me burg.

Ai shtoi se kërkojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale, siç e konsideron ai, të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij "rrëmbimi politik". Blushi gjithashtu kërkoi reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, për këtë precedent, sipas tij, për demokracinë në Shqipëri.

Ai u shpreh se nuk do të heshtin dhe se kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor, për lirinë e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Blushi tha se m mënyra se si u ekzekutua ky operacion për arrestimin e Metës ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm. Sipas tij, as regjimet autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla.

"As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe të poshtër", tha Blushi.

FAJLA E TEDI BLUSHIT:

Partia e Lirisë dënon me vendosmërinë më të madhe aktin terrorist shtetëror politik të Narkoqeverisë, që keqpërdor institucionet e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve të saj politike, duke vijuar të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, me masa represive që shtohen çdo ditë, liderin e saj, Presidentin Ilir Meta. Sot, në Shqipëri, vend kandidat për anëtarësim në familjen europiane, nën sytë e BE-së dhe me heshtjen e turpshme të një pjese të drejtësisë, po përsëritet një skenar i egër kundër opozitës, që synon të instalojë një autokraci funksionale. Procesi kriminal fund e krye farsë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë u vulosën që me rrëmbimin e tij kriminal, më 21 tetor 2024, në mes të ditës, nga forca paramilitare të maskuara dhe të armatosura rëndë, pa asnjë identifikim ligjor apo vendim gjykate, që nuk treguan asnjë urdhër-arresti.

Ky nuk ishte një arrestim – ky ishte një rrëmbim i pastër politik dhe i paprecedent në një vend që pretendon të jetë demokraci dhe kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Trajtimi i ish-Presidentit të Republikës, i tërhequr zvarrë, i dhunuar përpara publikut dhe i mbajtur në kushte degraduese, përfaqëson një nga shkeljet më flagrante të dinjitetit njerëzor dhe të parimeve themelore të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Nuk ekziston më asnjë dyshim: rrëmbimi kriminal i Ilir Metës është i motivuar politikisht, i orkestruar në mënyrë kriminale nga një regjim që po përpiqet të eliminojë opozitën dhe t’i mbyllë gojën çdo zëri kritik përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 dhe pas tyre.

Për fat të keq, mënyra se si u ekzekutua ky operacion ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm. As regjimet autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe të poshtër. Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta.

Ndryshe nga rasti Navalny, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë përpjekje formale për të justifikuar masat ekstreme të përdorura, nuk kanë vërtetuar asnjë rrezik të pretenduar nga z. Meta, nuk kanë respektuar as të drejtat procedurale minimale, nuk kanë komunikuar vendim gjykate, nuk kanë dhënë asnjë sqarim ligjor, nuk i kanë dhënë të drejtën të kontaktojë avokatin. Çdo element i këtij “operacioni” është shkelje e hapur e nenit 25 të Kushtetutës dhe nenit 3 dhe 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë për çështjen Navalnyy etj. kundër Rusisë, GJEDNJ u shpreh: “…se Gjykatat vendase nuk kishin bërë asnjë përpjekje, për të verifikuar masën e rrezikut, që përbënin aplikuesit, nëse ishte e nevojshme, për t’i ndaluar ata; Edhe nëse prezumohet, që aplikuesit nuk i ishin bindur urdhrit për ndalim, nuk kishte arsye për t’i arrestuar ata. Masat shtrënguese të marra kishin një potencial serioz, për të penguar mbështetësit opozitarë, në marrjen pjesë, në përgjithësi, në debatin e hapur politik.

Efekti pengues i këtyre sanksioneve ishte fuqizuar më tej, nga fakti që ato kishin, si objektiv figura të njohura publike, heqja e lirisë së të cilëve, kishte tërhequr vëmendje të gjerë të mediave. Kështu, ndërhyrja nuk ishte e nevojshme, në një shoqëri demokratike. Ka shkelje të nenit 5 të KEDNJ, edhe në lidhje me shoqërimin e panevojshëm, në rajonin e policisë dhe mungesën e shkaqeve, për ndalimin e tyre”. Imagjinoni se çfarë damke të zezë do t’i vendosë Shqipërisë, Gjykata e Strasburgut lidhur me rrëmbimin terrorist dhe trajtimin çnjerëzor që Narkopolicia e Edi Ramës i bëri Presidentit të Partisë së Lirisë. Skandaloz dhe kriminal është gjithashtu fakti se asnjë masë, qoftë edhe më miminale disiplinore nuk u ndërmorr ndaj kapuçonëve maskëzinj që rrëmbyen Presidentin e Partisë së Lirisë, të cilët përkundrazi u graduan siç ishte rasti i Vilson Balës, që u “gradua” drejtor i Policisë së Durrësit.

Më kriminale është edhe fakti që drejtësia me regji nuk nisi asnjë hetim për rrëmbimin e Presidentit Meta edhe pse Narkodrejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mashtruar publikisht duke pretenduar se Presidentit të Partisë së Lirisë në momentin e ndalimit iu komunikua urdhër-arresti, ç’ka është fund e krye një mashtrim dhe falsifikim, sepse kjo ka ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Tiranës disa orë pasi rrëmbimi i Z. Meta ishte bërë fakt. SPAK dhe afërmendsh gjykatat e kapura dhe të vendosura nën shantazhin e përgjimeve nga Altin Dumani, mbyllën sytë dhe askush sot nuk mban përgjegjësi ligjore për këtë akt kaq të rëndë. Pra rrëmbimi kriminal, hetimi kriminal dhe izolimi kriminal i Presidentit Meta nuk është asgjë tjetër veçse një akt terrori shtetëror politik i një qeverie të kapur, që përdor institucionet e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve të saj, si përpjekje për ta. Është një përpjekje e dëshpëruar për të imponuar heshtjen përmes frikës. Është një sinjal i qartë se pushteti në Shqipëri ka kaluar nga demokracia formale në autokraci funksionale. Urdhri për arrestimin e Ilir Metës nuk ka.

Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri:

Ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar shkeljet flagrante të të drejtave themelore të qytetarit Ilir Meta dhe për të rikthyer ligjshmërinë në vend duke i dhënë fund masës absurde, kriminale dhe politike të arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë;

Një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij rrëmbimi politik;

Reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, për këtë precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.

Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të frikësohemi. Ne nuk do të ndalemi.

Kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor, për lirinë e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe në emër të tyre ne do vijojmë të çmontojmë të gjitha akuzat politike të këtij procesi kriminal dhe politik, në Tiranë dhe në Strasburg.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë