Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Këshilli i Mandateve vendos për “fatin” e Belinda Ballukut/ Klodian Braho nis detyrën, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga dy prokurorët që po hetojnë dosjen për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
19 Dhjetor 2025, 10:16Nga E. D
Prokuroret
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e posaçëm kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga dy prokurorët që po hetojnë dosjen për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Sot Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun, gjë që do i hapte rrugën masave të reja ndaj zv.kryeminstres si “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”. Ndërkohë Balluku pak më herët mbërriti në Kryeministri ku do zhvillohet mbledhja e qeverisë e thirrur nga Rama.
Gjithashtu ende nuk dihet nëse Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve apo do të përfaqësohet nga dy avokatët e saj, një prej tyre, e motra Pamela Qirko.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al