LIVE UPDATES
Politike

"Kjo qeveri godet të dobëtit dhe mbron të fortët", Blushi: Heqin karriget e qytetarëve të thjeshtë dhe mbyllin sytë për kullat e oligarkëve në qendër të Tiranës

Lidhur më aksionin në Theth, ai u shpreh se banorët të cilët meritojnë mirënjohje për mikpritjen dhe për promovimin që i kanë bërë turizmit shqiptar në botë, u prenë në besë nga i njëjti person që para zgjedhjeve ulej në sofër me ta për të ngrënë bukë.

10 Korrik 2025, 17:10 Nga r.ll
"Kjo qeveri godet të dobëtit dhe mbron të fortët",
tedi blushi

TIRANË- Deputeti i zgjedhur dhe njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur ditën e sotme lidhur me aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike dhe shëmbjen e ndërtimeve pa leje në Theth.  Blushi e nisi fjalën e tij më aksionin në Vlorë, ku tha se gjithçka nisi për të mbuluar një nga dështimet më të mëdha të qeverisë, sigurimin e ujit të pijshëm në qytetin bregdetar. 

Në intervistën për edicionin informativ të Syri TV, ai e ka cilësuar një farsë aksionin për lirimin e hapësirave publike, ku tha se po hiqen kioskat dhe karriget e qytetarëve të thjeshtë dhe po mbyllen sytë për kullat e ngritura në mes të Tiranës. 

Blushi akuzoi qeverinë se ësjhtë me dy standarde, që godet të dobëtit dhe mbron oligarkët e lidhur me pushtetin. Lidhur më aksionin në Theth, ai u shpreh se banorët të cilët meritojnë mirënjohje për mikpritjen dhe për promovimin që i kanë bërë turizmit shqiptar në botë, u prenë në besë nga i njëjti person që para zgjedhjeve ulej në sofër me ta për të ngrënë bukë.

"Nuk ka asnjë surprizë nga regjimi autokratik i Edi Ramës, kur e vetmja alternativë për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë në vendin e tyre është burgu sepse Rama i urren njerëzit e lirë. Të mos harrojmë se, ndryshe nga fëmijët e tjerë në komunizëm, ai është rritur me idenë se ata që shkruajnë poezi për lirinë duhet të varen me litar.

Nuk është aspak surprizë që aksioni në Vlorë nisi për të mbuluar një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie sigurimin e ujit të pijshëm. Sot, Vlora, në kulmin e sezonit turistik, po thahet. Por jo vetëm kaq: qyteti po mbytet nga një landfill që, si çdo vit, ka shpërthyer si një “bombë” e vërtetë ekologjike një krim kundër njerëzimit. Tymrat që ngrihen nuk janë gjë tjetër veçse përbërës kimikë dhe kancerogjenë, që përbëjnë një kërcënim real për shëndetin e qytetarëve.

Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike ai është një farsë e plotë. Të mos harrojmë se Rama dhe drejtori karikatural i Policisë së Shtetit, që kërcënon drejtuesit vendorë për të ndaluar ndërtimet pa leje, nuk shohin ato që ndodhin në qendër të Tiranës. Aty ku hapësirat publike janë zaptuar prej kohësh, ata mbyllin sytë dhe ndjekin vetëm kioskat, qendrat dhe karriget e qytetarëve të thjeshtë, që me shumë sakrifica dhe duke paguar taksa në bashkitë përkatëse, përpiqen të sigurojnë të ardhura minimale për të mbijetuar. Ndërkohë, kullat në qendër nuk i sheh askush as Edi Rama, as Ilir Proda të cilët shohin vetëm qytetarët e zakonshëm që nxjerrin disa tavolina në trotuar.

Kjo është qartë një qeveri me dy standarde: godet të dobëtit dhe mbron të fortët. Ashtu si në Theth, ku banorët të cilët meritojnë mirënjohje maksimale për mikpritjen dhe për promovimin që i kanë bërë turizmit shqiptar në botë u prenë në besë nga i njëjti person që para zgjedhjeve ulej në sofër me ta për të ngrënë bukë, ndërsa sot u shemb pronat dhe u shkatërroi mundin dhe djersën.

Nuk ka asnjë surprizë. Janë përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar dështimin katastrofik të kësaj qeverie këtë vit, sidomos në sektorin e turizmit një nga sektorët më jetikë të ekonomisë, nga i cili mbahen me mijëra familje, nga veriu në jug.

Banorët e Thethit janë në tokat e tyre, prandaj edhe emri i këtij operacioni, "Tokë e Xanun", është një absurditet. Tokën e kujt kanë zënë ata? Janë në pronat që ua kanë lënë të parët dhe që i kanë mbrojtur me gjak. Por kjo qeveri nuk ua njeh. Sepse, që të marrin tokën e baballarëve të tyre, duhet të paguajnë në hipotekë ose të japin rryshfet tek Benet Beci. Ata nuk kanë pushtuar asgjë janë në pronat e tyre dhe duan të ndërtojnë biznesin e tyre, por Rama nuk i lejon.", tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj