LIVE UPDATES
Politike

KLSH konstaton korrupsion në Bashkinë e Fushë Arrëzit/ PD: Prokuroria të shikojë gërmën e ligjit, jo ngjyrën e parave

PD thotë se shkeljet më kryesoret janë një tender për rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë Arrëzit.

27 Prill 2023, 13:13 Nga A.B
KLSH konstaton korrupsion në Bashkinë e Fushë Arrëzit/ PD:
Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, duke denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Fushë Arrëzit. Kaso u shpreh se në një auditim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fushë-Arrëz në vitin 2019, me objekt aktivitetin përgjatë vitit 2017, dhe përputhshmërinë e prokurimeve me të ardhurat për periudhën 2017-2018, janë gjetur disa shkelje.

PD thotë se shkeljet më kryesoret janë një tender për rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë Arrëzit.

"KLSH pas konstatimeve për shkelje ka kërkuar kallëzim penal për dy kompanitë që, në bashkpunim me zyrtarët të bashkisë së Fushë-Arrëzit kanë shkelur ligjin. Shkeljet e evidentara nga KLSH janë konsumim i veprave penale të falsifikimit të dokumenteve, dhe e gjitha është bërë me qëllim paraqitjen e të dhënave të rreme për të fituar tenderat. Shkelja e bashkisë, sipas KLSH, është se nuk ka bërë verifikimet e duhura. Më saktë nuk ka dashur të bëjë verifikimet e rastit, sepse për tenderat të cilat i ka fituar bashkimi i dy kompanive, ka pasur dakordësi që më parë. Pra, kemi të bëjmë, jo me shkelje nga pakujdesia, por me shkelje me dashje, me qëllime favorizimi dhe korrupsioni"- deklaron Kaso.

DEKLARATA:

Bashkitë e Edi Ramës, të cilat ai i mori të gjitha pa garë para katër vitesh ose janë të falimentuara ose të korruptuara. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, pushteti lokal i Rilindjes, edhe kur ushtrohet vetëm, pa pengesa dhe pa kontroll institucional të opozitës, dëshmon se nuk i shpëton dot oreksit të vjedhjes, madje I shtohet edhe më shumë babëzia. Në një auditim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fushë-Arrëz në vitin 2019, me objekt aktivitetin përgjatë vitit 2017, dhe përputhshmërinë e prokurimeve me të ardhurat për periudhën 2017-2018, ka gjetur disa shkelje.

Dy më kryesoret janë një tender për rikontruksionin e shkollës së Iballës dhe rikontruksionin e shkollës së mesme në qytetin e Fushë Arrëzit. KLSH pas konstatimeve për shkelje ka kërkuar kallëzim penal për dy kompanitë që, në bashkpunim me zyrtarët të bashkisë së Fushë-Arrëzit kanë shkelur ligjin.

Shkeljet e evidentara nga KLSH janë konsumim i veprave penale të falsifikimit të dokumenteve, dhe e gjitha është bërë me qëllim paraqitjen e të dhënave të rreme për të fituar tenderat. Shkelja e bashkisë, sipas KLSH, është se nuk ka bërë verifikimet e duhura. Më saktë nuk ka dashur të bëjë verifikimet e rastit, sepse për tenderat të cilat i ka fituar bashkimi i dy kompanive, ka pasur dakordësi që më parë. Pra, kemi të bëjmë, jo me shkelje nga pakujdesia, por me shkelje me dashje, me qëllime favorizimi dhe korrupsioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit për këto shkelje ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës. Dosja është rrotulluar në sirtarët e kësaj prokurorie për tre vjet dhe vetëm para katër muajsh kjo Prokurori ka vendosur t’ia kthejë mbrapsht dosjen Prokurorisë së Pukës. Skema është e qartë: kompanitë fituese me dokumentacion të rrëmë, për të mbrojtur veten dhe bashkinë Fushë Arrëz kanë ndërhyrë në prokurorinë e Shkodrës që ta “mbyllin” çështjen, duke i’a kaluar Pukës, një territori që ata e njohin dhe mund ta kontrollojnë më lehtë. Gjasat janë që ky të jetë një tjetër krim pa ndëshkim i bashkive të Edi Ramës, një tjetër rast kur taksat e pukjanëve të shkojnë në xhepat e oligarkëve të zonës. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Pukës që të ndjekë gërmën e ligjit jo ngjyrën e parave.

ivi kaso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj