30 Maj 2024, 20:38
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk ka tallje më të madhe për qytetarët sesa votimi në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsion.
Berisha u shpreh gjatë fjalimit të tij se Rama me atë komision mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme.
Ai ka komentuar edhe drejtuesin e komisionit që përflitet të jetë Fatmir Xhafaj, të cilin e ka cilësuar si hajdut të lindur. Sipas tij kullat e Xhafës, ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, a ka tallje më të madhe për qytetarët? A ka cinizëm më të madh? Sot parlamenti votoi për komisionin gjethe fiku, që kërkon të bindë shqiptarët se hajdutët nuk do vjedhin më, se nuk kanë ata faj për vjedhjet, por i ka korrupsioni. Edhe njëherë u përsëris miq, se për hajdutin ka një ligj, sa më shumë vjedh, aq më shumë do të vjedhë.
Edi Rama me komisionin mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme. Do u vërë kapak vjedhjeve 100 përqind nga Erion Veliaj dhe drejtorët e tij. Kështu që ai u thotë qytetarëve se nuk janë hotelet dhe pallatet e ndërtuara me paratë e vjedhura, por fajtor është korrupsioni ndaj dhe ne do e ndëshkojmë me komisionin Xhafa. Xhafa që është një hajdut i lindur.
Hidhni sytë tek kullat e Xhafës, që ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo. Komisionit i vuri edhe emrin ‘i mirëqeverisjes’. Në fakt komisioni maskë i qeverisjes më të keqe, më hajdute, më antishqiptare që ka ekzistuar ën ët gjitha kohërat. Kurrë mos harroni shqiptarë se janë vjedhjet e Edi Ramës, se janë vjedhjet e klanit të tij familjar, vjedhjet e ministrave dhe qeveritarëve të tij vendorë, themeli i shpopullimit mizor të Shqipërisë. Largimit në 10 vite të 1.1 milion shqiptarëve. Renditjes së Shqipërisë fill pas Sirisë në dëbimin, largimin e të rinjve nga ky vend.
sali berisha fatmir xhafa
Politike
30 Maj 2024, 20:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...
Politike
30 Maj 2024, 20:18
r.ll
arlind qori
TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak ka nisur dhe është zhvilluar me debate. Më herët u raportua se kry...
Politike
30 Maj 2024, 20:05
r.ll
keshilli bashkiak i tiranes
TIRANË- Një studim mbi debatet në këshillat bashkiake të vendit i publikuar në Tiranë&n...
Politike
30 Maj 2024, 19:56
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ...
Politike
30 Maj 2024, 18:04
r.ll
TIRANË- Kuvendi ka miratuar pak më herët me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-ko...
Politike
30 Maj 2024, 17:44
r.ll
votimi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. As...
Politike
30 Maj 2024, 17:32
N.F
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini
TIRANË- Një investim më shumë, për të fuqizuar aftësitë e të rinjve e p&...
Politike
30 Maj 2024, 17:28
r.ll
butrinti
TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të...
Politike
30 Maj 2024, 16:43
r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mbledhja ka nisur me debate, ku k&eum...
Politike
30 Maj 2024, 16:44
I.A
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini
TIRANË– Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimi...