LIVE UPDATES
Politike

Komisioni i Dezinformimit/ "Deinformimi po shkakton kaos!" Kryetarja e SHISH: Nuk diskutohet prezenca, por sa sfidues po shndërrohet

Në fjalën e saj teksa raportonte në komision, Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni vuri theksin te platformat sociale dhe interneti, të cilat sipas saj po përdoren për fushata dezinformuese. Sipas Hysenit, tashmë nuk diskutohet prezenca e dezinformimit por se sa i sofistikuar dhe sfidues po shndërrohet. 

13 Nëntor 2024, 12:04 Nga ZH.LL
Komisioni i Dezinformimit/ "Deinformimi po shkakton kaos!" Kryetarja e
Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni

TIRANË- Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ishte e pranishme për të raportuar në mbledhjen e sotme të Komisonit të Dezinformimit. Komisioni u mblodh këtë të mërkurë për të diskutuar pikërisht për problematikën e dezinformimeve. 

Në fjalën e saj teksa raportonte në komision, Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni vuri theksin te platformat sociale dhe interneti, të cilat sipas saj po përdoren për fushata dezinformuese. Sipas Hysenit, tashmë nuk diskutohet prezenca e dezinformimit por se sa i sofistikuar dhe sfidues po shndërrohet. 

Ajo theksoi se qëllimin i dezinformimit është për të shkaktuar kaos dhe se teknologjitë e reja po rrisin vështirësitë e identifikimit. 

Fjala e Vlora Hyseni:

"Dixhitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi, rrjetet sociale, përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë të shërbimeve dhe informimin për qytetarët, rritjen e transparencës për publikun, ndërveprimin social, në këndvështrimin e sigurisë, po përdoret për fushata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre dhe për dezinformacion.

Në këndvështrimin e një shërbimi inteligjent, dezinformimi karakterizohet nga prodhimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacioni të caktuar me një synim dhe impakt të caktuar për të cenuar sigurinë kombëtar, për të shkaktuar destabilitet, për të cenuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike e sigurinë shëndetësore.

Përdorimi në shkallë të gjerë i hapësirave online dhe teknologjike të avancuara të informacionit, sjell sfida të reja të sigurisë, të cilat nuk mund të adresohen nga një institucion i vetëm. Ky ekosistem dixhital po shfrytëzohet me dimensione në rritje nga shtetet kundërshtare të sistemeve demokratike, shërbimet e tyre të sigurisë dhe inteligjencës, aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre, paralelisht me përcjelljen dhe sinkronizimin e propagandës për fushata dezinformomi të qëllimshme për të nxitur dhe shkaktuar destabilitet, për të  influencuar perceptimin e opinionit publik dhe nxitur reagime të tij sipas synimeve të caktuara, për të ndërhyrë dhe manipuluar procese të rëndësishme demokratike, për të shkaktuar reagime të dhunshme kundër vendimmarrjeve të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare, ndërkombëtare dhe asaj kolektike mbi procese politike të caktuara që lidhen me funksionimin e shoqërisë demokratike dhe qytetare, për të shkaktuar kaos dhe nxitur ndasi të thella sociale ekonomike për të cenuar sigurinë ekonomike të vendit e shëndetësore për të sfiduar besueshmërinë ndaj sistemit demokratike, të informacionit të vërtetë dhe për të shkaktuar konfuzion, për të identifikuar platoforma dixhitale me audiencë të lartë dhe burime njerëzore potenciale për financim apo edhe rekrutim në funksion të përcjelljes së deziformimit sipas synimeve konkrete.

Nevojitet për t’i paraprirë këtij zhvillimi teknologjik të informacionit me kapacitete, adresimin e këtij fenomeni kërcënues me tendenca rritje me teknike legjislative kudërvënëse dhe parandaluese, duke respektuar detyrimin për transparencë e llogaridhënie në raport proporcional me kërcënimin.

Çështja nuk është më a është prezent dezinformomi, por sa i sofistikuar dhe sfidues po shndërrohet dezinformimi, a janë prezent ndërhyrjet e huaja malinje në proceset demokratike, si t’i parandalojmë që ato dezinfirmacione mos të deformojnë proceset demokratike dhe masat ligjore dhe administrative të nevojshme që duhet të ndërmerren, kapacitetet që duhet të ndërtojmë në nivel vendi për të penguar realizimin e synimeve të tyre.

Vlerësojmë se dezinformimi dhe operacionet e ndikimit malinj në proceset demokratike janë pjesë kritike e operacioneve informative të shteteve e shërbimeve të inteligjencave armiqësore.

Hapësirat online do vijojnë të mbeten shënjestër e këtyre aktiviteteve malinj, fushatat dezinformuese dhe ndërhyrjet e huaja malinj theksohen në procese demokratike të rëndësishme si zgjedhjet, situata të brishta të sigurisë dhe politike.

Teknologjitë e reja të komunikimit në epokën e inteligjencës artificiale po rrisin sofistikimin dhe vështirësitë e identifikimin sidomos kur pas tyre qëndrojnë aktorë shtetërore, por edhe për shkak të programeve algoritmeve të shpërndarjes për audiencë të gjerë.

Aktorët e huaj shtetërore shfrytëzojnë boshllëqet në legjislacion, sidomos në procese zgjedhore etj., instruktuarën elektronike, programe të reja për të përgatitur fushata ndërhyrje malinje apo të dezinformacionit”.

komisonio i dezinformimit kryetarja e shish vlora hyseni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj