LIVE UPDATES
Politike

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Ligjet me porosi si ky, janë shqetësim për DASH dhe kompetencë hetimi për SPAK

Në një konferencë për shtyp, Zhupa ka deklaruar se ligjet që bëhen me porosi janë shqetësim për departamentin Amerikan të Shtetit.

29 Nëntor 2023, 13:58 Nga I.A
Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Ligjet me porosi si ky, janë shqetësim
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar sërish qëndrimet e qeverisë për koncesionin e Butrinit. Në një konferencë për shtyp, Zhupa ka deklaruar se ligjet që bëhen me porosi janë shqetësim për departamentin Amerikan të Shtetit. Ndërkohë që ka shtuar se SPAK duhet që t'i hetojë, pasi janë të paligjshme.  Po ashtu deputetja Zhupa ka parashtruar 4 pyetje, të cilave qeveria nuk i është përgjigjur.

Deklarata e Zhupës:

Siç kemi bërë transparencë do vazhdojmë duke publikuar qëndrimet e qeverisë për koncensionit e Butrintit gjatë gjykimit kushtetues. Qeveria ka refuzuar pyetjet dhe shpjegimet e informacionet në mënyrë të hapur dhe duke anashkaluar edhe nëpër këmbur autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë procesin e gjykimit kushtetues.

Siç ne e kemi evidentuar para Gjykatës me rëndësi ështe edhe procesi si është paracaktuar kush do marri koncensionin, arsyet pse u shkua në këtë formë koncensionare, privilegjet dhe ligji me porosi për AADF dhe uzurpimi i kompetencave shtetërore nga subjekte private me mbrojtje te vecantë, duke shkelur keshtu kushtetuten e vendit.

4 nga pyetjet e tjera që refuzon qeveria të përgjigjet:

1. A jeni Ju në dijeni si Këshilli i Ministrave që është bërë një plan menaxhimi nga Giora Solar për Butrintin dhe pse nuk është pranuar ky plan qe eshte paguar?
Sqarojmë se publikun ky plan u pagua nga AADF dhe nuk u pranua te publikohej dhe u zhduk po nga AADF sepse nuk parashikonte forme koncensionare për Butrintin sic ishte interesi i AADF.

2.Si e ka arsyetuar Këshilli i Ministrave mungesen e parashikimit të garancive konkrete dhe masave reale ndëshkuese ne rast të shkeljes së marrëveshjes nga AADF, ju citoj nenin 31 të marrëveshjes: Palët bien dakord që AADF gëzon imunitet dhe të drejta që parashikohen nga marrëveshja ekonomike dy palëshe. Në rast se do të kryenim veprime në kundërshtim me marrëveshjen, a do t`i shmangin ata përgjegjësitë referuar kësaj dispozite që Ju i keni vendosur në marrëveshje?

3.Në dijeninë tuaj a ka ndonjë projekt të USAID-it për Butrintin?

4.Koncepti i “turizmit kulturor” është vjega apo hapësira juridike [bazuar në Aktin e Transferimit AAEF-AADF të sjellë nga KM] që është përdorur nga AADF-ja deri tani për ndërhyrjet në “trashëgiminë kulturore” në Shqipëri, si në Butrint, por edhe në Liqenin e Ohrit, në Amfiteatrin e Durrësit, etj. A pajtoheni me pohimin se koncepti i “turizmit kulturor” është krejt i ndryshëm nga “trashëgimia kulturore” dhe se “turizmi kulturor” nuk gëzon mbrojtje dhe as nuk parashikohet në Kushtetutën e Shqipërisë?

Këshilli i Ministrave refuzoi të përgjigjej me shkresë. Refuzimi për këto përgjigje tregon qartësisht se:

A)kemi të bëjmë me një ligj me porosi, i ngjashëm me ligjin Fusha për teatrin, me ndryshimin që Ligji AADF për Butrintin është edhe me i rrezikshëm për shkak të gërmimeve dhe historisë që lidhet me Butrintin.

B) nuk argumentojnë dot pse trajtohet me mbrojtje te vecante AADF në rast se shkel interesat qe lidhen me integritetin, gjetjet, ruajtjen, mirëmenaxhimin e Butrintit .

C) Se qëllimisht ngatërrojnë turizmin kulturor me trashëgiminë kulturore. E para lidhet me fushën private dhe e dyta me fushën publike dhe prerogative të shtetit dhe e mbrojtur nga kushtetuta.

D)Se nuk është kërkuar as nga USAID, as nga institucione të tjera si vete UNESCO, etj apo as fondacioneve të tjera që japin donacione apo ndihmë për Butrintin nëse qeveria po kërkonte donator për 5 milion usd.

Ky refuzim qartëson Gjykatën Kushtetuese dhe opinionin publik se shteti shqiptar ka bere nje ligj me porosi, duke vene ne rol dytesor interesat shtetetor dhe interesin publik dhe duke u vene ne dispozicion te nje privati te paracaktuar qe jo rastesisht ben kuadrin ligjor vete, ben planin e menaxhimit vete edhe merr pasurine boterore unesco po vete. Ligje të kësaj natyre që rregullojnë marrëdhënien vetëm midis ty palëve (shtetit dhe koncesionarit) janë tashmë në vëmendjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare, ashtu sikundër procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.

Transparency International shprehet se problemi i korrupsionit në Shqipëri janë ato çështje që hyjnë te korrupsioni legjislativ, pra i ligjeve me porosi. “Ligjet e bëra enkas për një ose disa persona/subjekte, që vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike duke e bërë atë të ligjshëm – shkruan TI për Shqipërinë në Raportin për “Kapjen e Shtetit, State Capture”. Ndaj Gjykata Kushtetuese ka shansin historik me Butrintin që përvecse ti shërbej zbatimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së trashëgimisë tonë kombëtare,edhe të rrëzoj modelin e ligjeve me porosi, që shkatërrojnë shtetin e të drejtës dhe parimet kushtetuese dhe demokratike.

ina zhupa koncensioni i butrintit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj