LIVE UPDATES
Politike

"Parlamenti është marrë peng", Konferenca e Kryetarëve! Gjekmarkaj: Balla tha dje se serbët thërrisnin 'Sali Berisha', e vërtetë pasi ato e njohin kryedemokratin si armik...

Por nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratën e djeshme të Taulant Ballës, i cili tha se pas ndeshjes Shqipëri- Serbi, qytetarët serb thërrsinin "Sali Berisha" në formë fyese, e nënkryetari tha se ata e njohin kryedemokratin si armik të tyren dhe partiot.

17 Tetor 2025, 11:56 Nga M.L
"Parlamenti është marrë peng", Konferenca e
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar sot se parlamenti është marrë peng duke shqetësimin për funksionimin tij. Gjatë fjalës së tij nga Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj theksoi se ‘fjala e lirë dhe hapësira institucionale e opozitës po dhunohet në mënyrë të vazhdueshme, duke rrezikuar themelet e pluralizmit dhe të vetë sistemit demokratik’. Por nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratën e djeshme të Taulant Ballës, i cili tha se pas ndeshjes Shqipëri- Serbi, qytetarët serb thërrsinin "Sali Berisha" në formë fyese, e nënkryetari tha se ata e njohin kryedemokratin si armik të tyren dhe partiot.

Më tej, demokrati bëri apel për reflektim dhe rikthim për normalitetin parlamentar, duke shtuar se është interes i përbashkët, jo vetëm i opozitës.

Fjala e plotë:

Zoti Kryetar, të nderuar kolegë të dy krahëve,

Më shumë sesa si përfaqësues i opozitës, si qytetar i këtij vendi e përjetoj me shqetësim dhe dhimbje të thellë këtë që po ndodh me Parlamentin dhe fjalën, të cilën e keni marrë peng! Ky është një atentat që po i bëhet kësaj shoqërie! Kuvendi është pronë e saj!

Ju po përpiqeni të depersonalizoni Opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se, duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë dhe hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore!

Andej nga e kam unë origjinën kanë një fjalë të urtë: “Nuk të mban ajo çfarë sheh”! Kemi parë këtej anash VIP socialistë, e kujtoni Saimir Tahirin? Sa pimpant, sa arrogant, sa vrapues e kumbues ka qenë? Njerëzit i dukeshin si miza!

Po ashtu Arben Ahmetajn, Tigri i zhburrëruar në Tigrush, të cilit tokësorët i ngjanin të parëndësishëm!

Beqen e Lalin gjithashtu në apogje! U përdorën, u hollën dhe në fund secili prej tyre mbrojtjen që iu takon si individë në kushtet e shtetit ligjor, e kërkojnë tek ligjet dhe tek Kushtetuta që ju po copëtoni ditë pas dite! Pse po e them këtë? Askënd nuk e mbron militantizmi dhe njëanshmëria, por rregullat e shkruara e të respektuara bashkërisht!

Ajo që ndodhi dje ishte përsëri tentativa e radhës për të zvogëluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet!

Deputetët nuk kanë të drejtë vetëm të depozitojnë pyetje, por të bëjnë pyetje në çfarëdo forme që ata e dëshirojnë! Ju dje e prishët këtë traditë dhe frymë të rregullores, jo se patët hallin e Komisionerit, i cili për hir të së vërtetës tregoi dinjitet duke mos u bërë pjesë e skenarit tuaj!

Deputeti i bën pyetjet “live”, mund t’i interpretojë, mund t’i kontekstualizojë, mund t’i azhornojë, mund t’i shkruajë pa imponim!

Shqetësimi juaj është tjetër: nuk doni të dalë jashtë parashikimit interpelanca me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive të depozituara në SPAK! Doni që ky moment të kalojë sa më shpejt, e në terr, mundësisht!

Këtu ka qenë Kryetare zonja Nikolla, zonja Spiropali, ju zoti Peleshi si Kryetar Grupi, zoti Çuçi gjithashtu, një farë kohe zoti Balla. Megjithë debatet e ashpra, për gjëra ku kemi rënë dakord, kemi vazhduar në dakortësi për funksionimin e Parlamentit, jo për çështje personale!

Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi dhe zotin Balla, Kryetar i Grupit Socialist, ka sjellë një situatë të paprecedentë! Nëse ju të dy keni marrë përsipër të zhbeni pluralizmin, të zhbeni opozitën, mund të vëmë një bast publik: që një ditë do të zhbeni vetveten, e nuk do të keni as lot për të qarë!

Dhe në fund, dje folëm për Kosovën, por edhe aty mbeteni të kompleksuar nga 8 Nëntori 1941, kur Miladini e Dushani themelonin partinë tuaj, duke i futur thikën pas shpine çështjes kombëtare!

Zoti Balla, dje thatë që serbët për të na sharë thërrisnin “Sali Berisha”, e vërtetë është kjo, sepse ata Sali Berishën e njohin për armik, për patriot shqiptar!

Tani, zoti Manja, jeni i lirë të më dënon edhe mua me nja 25 ditë, sepse si ka ardhur puna, mund të ngrini si shqetësim edhe prishjen e qejfit, të humorit dhe të vizioneve të Edi Ramës për Shqipërinë 2030!/ Dosja.al

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj