All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Parlamenti dhe Kushtetuta, institucione që e kanë të detyrueshme bashkejetesen, t'i kthehemi arsyes

Ai shtoi se protesta e opozitës gjatë këtyre muajve, është një dobi publike, sepse sipas tij, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër.

12 Mars 2024, 16:58 Nga M.B
Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Parlamenti dhe Kushtetuta,
Agron Gjekmarkaj
All - Paragraf - 1

TIRANA- Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencën e Kryetarëve se bashkëjetesa në institucione si Parlamentit, është detyrë për të gjitha palët. Gjatë mbledhjes, ai tha se rregullat janë të qarta në Kushtetutë dhe se zgjidhja për rikthimin në normalitet është pikërisht aty. Gjekmarkan tha po ashtu se ata duhet të kapin momentin dhe t’i kthehen arsyes.

Ai shtoi se protesta e opozitës gjatë këtyre muajve, është një dobi publike, sepse sipas tij, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër.

“Po nxitem nga fjalët që u perdorën ketu, normalitet dhe protestë që të shpreh dy mendime. Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestes së studentëve kundër “normalitetit” të diktaturës. “Normaliteti”, sjell stanjacion i cili ka nevojë për shkundje. Nuk duhet të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipuese. Të tilla kanë bërë demokratët dhe socialistët në emër të standardeve, standarde këto që mbase nuk i kemi aty ku deshirojmë të jenë. Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt, por e qytetarëve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucione që e kanë të detyrueshme bashkejetesen. Askush as nuk duhet as mund ti përvetësojë. Ne jemi pasionantë në mbrojtje të interesave tona partiake, duke notuar mes rregullave dhe hileve. Rregullat janë në kushtetutë, aty është edhe zgjidhja. Le të kapim momentin dhe t’i kthehemi arsyes, monopolin e se cilës s’e ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike që është. Hilet pastaj, intensifikimi i tyre të çojnë drejt reagimeve! Protesta e këtyre muajve e opozitës është një dobi publike, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër. Secili duhet të mesojë prej saj ! Ajo lë trashëgimi për jetën politike”, tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj kryetar i lezhes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!