LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca Ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Kemi punuar fortë dhe për një kohë të gjatë! Shqipëria 100% në përputhje më politikat e BE-së

• Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. • Duke folur shkurt për mediat, Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë. • Ai u shpreh se Shqipëria ka qenë vazhdimisht në një linjë me politikat e Bashkimit Europian dhe ka ruajtur një qëndrim të fortë pro-europian dhe pro-euroatlantik. • Kryeministi tha ndër të tjera, se vendi duhet ta ndërtojë këtë fazë ashtu siç duhet, duke shtuar se integrimi kërkon standarde reale dhe përmbushje të reformave, përtej deklaratave politike. • Sot (26 maj) nis edhe faza e mbylljes së kapitujve negociues. • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel lidhet me raportin e IBAR dhe nisjen e fazës përmbyllëse të negociatave dhe grupkapitujve për Shqipërinë. • Në këtë mënyrë Shqipëria zhvillon konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për grupkapitullin e “Themeloreve”, që është një hap drejt procesit të rëndësishëm për mbylljen e plotë të negociatave deri në vitin 2027, afat i vendosur nga Brukseli. • Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

5 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama nga Brukseli: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca mes PS dhe të ashtuquajturës opozitë

Konferenca Ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Kemi punuar fortë dhe
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ku nënvizon suksesin sa i përket piketave hapëse dhe shpjegon procesin që vendin e pret në vijim.

Ai u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien me opozitën, ku mohoi në mënyrën e tij çdo marrëveshje të aluduar, duke e argumentuar me thellimin e diferencave pas çdo procesi zgjedhor.

Çfarë do të thotë për Shqipërinë ky moment i sotëm i nisjes së mbylljes së kapitujve?
Është një stacion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është momenti i kthesës së fortë të procesit, kur pasi janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është bërë një analizë shumë e imët e të gjitha fushave ku përfshihen negociatat, vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për të vazhduar me piketa mbyllëse. Pra, ishin piketat hapëse, u hapën gjithë kapitujt, tani kemi filluar me piketat mbyllëse, që përkthehet me mbylljen e kapitujve.

Për nisjen e fazës përmbyllëse të kapitujve me BE, si arritët të kapërcenit disa kërkesa strikte të Gjermanisë apo ndonjë vendi tjetër të arritur deri këtu?
Ka pasur shumë spekulime, gojëdhëna e thashetheme për këtë proces, të motivuara politikisht. Ka qenë një proces ecejakesh mes komisionit dhe vendeve anëtare. Tashmë kemi dritën jeshile për të vijuar me mbylljen e kapitujve.

Z.Kryeministër, sot po flasim për fazën përmbyllëse të negociatave. Çfarë do të thotë konkretisht kjo për qytetarët shqiptarë dhe sa afër është realisht anëtarësimi i plotë?
Anëtarësimi nuk ka qenë kurrë më afër dhe më e rëndësishme është se deri më tani që flasim jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE dhe ky është një konfirmim absolutisht inkurajues. Është padiskutim lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse sa më afër ne shkojmë drejt majës, ku kemi amanetin të mbërrijmë, por edhe misionin, aq më pranë shqiptarët gjenden në momentin kur do të pajisen me pasaportën europiane dhe do të jenë pjesëtarë të familjes së madhe europiane, çka ka një vlerë të gjithanshme për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, brenda apo jashtë saj.

A është sot 2030 një afat realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE apo ende varet nga dinamika politike brenda unionit?
Gjithçka dhe gjithmonë varët nga dinamikat politike të Unionit dhe për sa kohë këto janë në favorin tonë, ne duhet të vrapojmë siç po e bëjmë, të kryejmë detyrat siç po i kryejmë, të jemi të suksesshëm siç po jemi dhe nga ana tjetër ta kthejmë gjithë këtë proces, jo vetëm garanci për shqiptarët dhe Shqipërinë vendin, por edhe për përfitim sot. Mbi të gjitha, me një fjali të vetme, ky moment është vendosja e një vule kuptimplotë për atë që është Shqipëria sot; një histori suksesi në rrugën për anëtarësimin në BE.

Në raportin e IBAR, vendet anëtare  insistojnë  te lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta. Ndërsa opozita thotë se janë shtuar kushtet për Shqipërinë. Çfarë garancie jepni se kapitujt do mbyllen në fund të 2027-ës dhe anëtarësimi i plotë në 2030?
Ky është një proces përmbushjesh të të gjitha kushteve që duhen plotësuar për të qenë vend anëtar i BE. Këtu nuk bëhet fjalë për shtim kushtesh apo ulje të numrit të tyre. Bëhet fjalë për një kornizë tërësore kushtesh, të cilat nënkuptojnë detyra shtëpie që duhen bërë. Nuk ka shtim kushtesh, për më tepër pastaj kur vjen puna për piketat përmbyllëse vendet anëtare praktikisht dakordësojnë ose jo me Komisionin. Ndërkohë që gjuha e raportit është një gjuhë ku vendet anëtare vendosin thekset e caktuara për ta fokusuar vendin përkatës dhe njëkohësisht edhe për nënvizuar se çfarë presim prej këtij vendi. Kjo është gjëja më normale në këtë proces dhe kush i ka lexuar këto rrugëtime të atyre që e kanë ndjekur më parë këtë rrugë dhe kush i sheh sot edhe brenda BE dinamikat që lidhen me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, e ka shumë të qartë se kjo është një histori e të qenit pjesë e kësaj familjeje. Ne jemi shumë të motivuar sot dhe shumë të energjizuar nga ky moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kemi kapërcyer në kohë rekord, si asnjë vend tjetër në këtë proces, një mal të tërë me detyra. Tani na pret mali tjetër, që është edhe i fundit, ai i detyrave të lidhura me mbylljen e kapitujve.

Opozita fillimisht tha se procesi ishte bllokuar për shkak se mazhoranca nuk votoi për arrestimin e zv.kryeministres Balluku, por ditët e fundit bashkoi votat me ju për miratimin e një rezolute të përbashkët për integrimin. Si e shihni këtë lëvizje të tyre dhe si ju përgjigjeni zërave se ju dhe Berisha jeni në marrëveshje?
Nëse do të thosha atë që më vjen të them, edhe pse prej ditës që është mbyllur fushata kam refuzuar edhe me veten time që të hyj në komente lidhur me palën tjetër dhe sidomos me shishen, etiketën dhe vetë produktin që mban shishja e palës tjetër, atëherë do të thosha se nëse ky është bashkëpunim, është një bashkëpunim absolutisht i paparë në historinë e politikës botërore nga ana ime, sepse sa më shumë unë bashkëpunoj, aq më shume thellohet distanca mes PD dhe të ashtuquajturës opozitë, që është vërtet në një agoni të vajtueshme.

Ju keni qenë kryeministri që ka negociuar hapjen dhe avancimin e procesit. A e konsideroni integrimin europian projektin tuaj më të rëndësishëm politik?
Integrimi nuk është projekti im, është misioni historik i shqiptarëve dhe gjithë atyre që e kanë dëshiruar që Shqipëria t’i përkasë botës që dielli lind andej nga perëndon, kështu që unë e konsideroj fat dhe privilegj që më ra mua dhe PS në këtë fazë të historisë së vendit, barra dhe njëkohësisht edhe mundësia për ta çuar këtë proces drejt kurorëzimit. Nuk do të lëmë gur pa luajtur që t’ia dalim, gjithmonë me besim dhe duke punuar me vetëdije se çdo hap që ne hedhim në këtë rrugë nuk është një hap për të ikur nga Shqipëria dhe për të shkuar në Bruksel, Berlin, Paris a Romë, por një hap që e hedhim për ta ndërtuar brenda 28 mijë kilometrash katrorë të Republikës sonë shtetin europian të shqiptarëve./Top Channel

1 JAVE ME PARE

“Jemi fanatikë të unionit europian”, Rama në Bruksel: Shqipëria 100% në përputhje më politikat e BE-së

Konferenca Ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Kemi punuar fortë dhe
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Rama u shpreh se Shqipëria 100% në përputhje më politikat e BE-së.

Lideri i qeverisë tha se Shqipëria ka qenë vendi më pro BE, ndërsa e cilësoi si një fanatike të saj.

“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100 përqind në përputhej me politikën e jashtme të BE. Nuk kemi ndjerë ndonjëherë kënaqësi të kemi veto, kemi qenë vendi më pro BE, jemi fanatikë të BE”, tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Konferenca Ndërqeveritare, Rama nga Brukseli: Shqipëria, vendi më pro-europian! Anëtarësimi në BE, bashkim i vërtet politik

Konferenca Ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Kemi punuar fortë dhe
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Duke folur shkurt për mediat, Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë. Ai u shpreh se Shqipëria ka qenë vazhdimisht në një linjë me politikat e Bashkimit Europian dhe ka ruajtur një qëndrim të fortë pro-europian dhe pro-euroatlantik.

Kryeministi tha ndër të tjera, se vendi duhet ta ndërtojë këtë fazë ashtu siç duhet, duke shtuar se integrimi kërkon standarde reale dhe përmbushje të reformave, përtej deklaratave politike.

“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Nëse e përpilojmë siç duhet, do ishte gjëja e duhur. Duhet ndërtuar ashtu siç duhet, nuk bëhet fjalë për anëtarësim të lehtë. Bëhet fjalë për bashkim të vërtetë politik dhe kjo do i hapte rrugë anëtarësimit në BE. Shqipëria ka qenë në të njëjtën linjë me BE. Jemi shumë pro-europian, pro-euroatlantik, flasim për barometrin europian, jo për atë që mendojmë”, tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Konferenca Ndërqeveritare/ Rama pritet në Bruksel nga Kryeministri i Belgjikës

Konferenca Ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Kemi punuar fortë dhe
Bart De Wever, Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever. Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

AXHENDA:

Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.

Ora 18:55 – Foto familjare;

Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;

Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp;/Dosja.al

1 JAVE ME PARE

AXHENDA/ Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027

Konferenca Ndërqeveritare, Rama në Bruksel: Kemi punuar fortë dhe

BRUKSEL- Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet për anëtarësimit e Shqipërisë në BE do të mbahet ditën e sotme në Bruksel. Para nisjes së konferencës, kryeministri Edi Rama do të japë një deklaratë për mediat.

Deklarata e kreut të ekzekutivit do të pasohet me një foto familjare me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme evropiane dhe në orën 19:00 do të nisë zyrtarisht konferenca.

Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë