Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në lidhje me këtë, Kusari Lila tha se çmimi nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut vjen më i ulët, në disa raste prej 10 deri në 13 cent më i ulët se sa çmimi nga Shqipëria
KOSOVË- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se nafta që vjen nga Shqipëria është shumë më e shtrenjtë se ajo që vjen nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Gjatë një interviste për mediat e Kosovës, Kusari Lila u shpreh se Kosova furnizohet nga tre vende kryersore të cilat janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Në lidhje me këtë, Kusari Lila tha se çmimi nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut vjen më i ulët, në disa raste prej 10 deri në 13 cent më i ulët se sa çmimi nga Shqipëria. Ministrja e Industrisë tha se autoritetet e Kosovës kanë kërkuar shpjegime nga autoritetet në Shqipëri, duke filluar nga dogana e deri tek ministria e Ekonomisë.
"Janë tre vende kryesore nga të cilat hyn nafta në Kosovë, është Shqipëria, në masën më të madhe, 50 ose 60 përqind, është Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Dmth Shqipëria prej Arabisë Saudite që vjen dhe shkarkohet në Portin e Durrësit, ndërsa Greqia dhe Maqedonia kryesisht prej rafinerive të tyre. Tani çka ne kemi vërejt këto ditët e fundit, tani që bëjmë një mesatare të peshuar të litrave dhe çmimit është që çmimi nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut vjen më i ulët, në disa raste prej 10 deri në 13 cent më i ulët se sa çmimi nga Shqipëria. Do të thotë në shumicën e rasteve kur kemi import të derivateve të naftës nga Shqipëria ne kemi një çmim, i cili e rrit mesataren e peshuar.
Kur fillimisht kemi pyetur pse ndodh kjo, interpretimet e para nga sektori ishin që për shkak të taksave dhe unë e dija që kjo nuk mundet të ishte e vërtetë pasi taksat nuk aplikohen për mallin që është tranzit. Prandaj dhe direkt kemi komuniku me autoritetet në Shqipëri, prej doganës e deri tek ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për portin dhe ata janë duke bërë analizën e vet dhe brenda një ditë, dy më së largu do e kemi vlerësimin edhe prej Shqipërisë.
Duket se atje dukshëm paraqitet situatë e koncentrimit. Janë një ose dy importues, dy dmth nga Shqipëria, të cilët bëjnë importin dhe mund të jetë që edhe qëllimshëm bëhet kjo, ky çmim pak më i lartë se në Greqi edhe në Maqedoni të Veriut. Për import po flas gjithmonë, nuk po flas për çmimin e shitjes me pakicë që ndodh nëpër pompat apo pikat e shitjes atje," tha Lila./Dosja.al
Djegia e dokumentave TIRANË- Një denoncim është bërë ditën e sotme në zonën e treshit në Tiranë, ku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se sektori i ndërtimit nuk është skenë krimi, por...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të flitet për rritje të korrupsionit në Shqipëri kur sip...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme me sipërmarrësit në sektorin e ndërti...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka deklaruar se projektligji për portet ësht&eum...
Ulsi Manja dhe Erion Braçe TIRANË- Ulsi Manja i ka dhuruar deputetit socialist, Erion Braçes një libër gjatë seanc&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sektori i ndërtimit ka zhvilluar ekonominë e vendit. Në një takim me s...
Erisa Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti shqetësimin e mbi 11,000 punonjësve më...
Foto Ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme duke përcaktuar çmimet e reja që ...
Andis Salla Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025, u analizuan 32 mostra për aflatoksinë dhe se 1...