LIVE UPDATES
Politike

Kontrabanda në Dogana/ Si përjashtohet Gent Gazheli sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

Thuajse çdo javë, Policia e Shtetit njofton për arrestime në pikat kufitare të vendit, duke treguar hapur se filozofia me të cilën po drejtohen doganat e vendit nuk ka ndryshuar. Por kjo nuk mjafton për të hequr kryesorin, Gent Gazheli.

2 Qershor 2025, 12:47 Nga Dosja.al
Kontrabanda në Dogana/ Si përjashtohet Gent Gazheli sa herë
Gent Gazheli

TIRANË- Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vendit. Gazheli e pa veten drejtor fill pas shkarkimit si ambasador, kohë kur ai u kritikua pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, të cilët e telefonin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin për të nxjerrë Alvin Berishën nga kampi Al Hol.

Që prej asaj kohe, ai drejton Doganat e vendit, pikat tona hyrëse dhe dalëse, të cilat çdo javë janë kryefjalë e institucioneve të zbatimit të Ligjit. Jo më larg se 1 javë më parë, SPAK goditi një grup personash të cilët i akuzon si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që në bashkëpunim me biznesmenë kanë bërë kontrabandë cigaresh, në një dëm që përllogaritet në vlerën e gati 40 milionë eurove.

Mes të arrestuarve ka dhjetra punonjës të doganave të cilët dyshohet se kanë ndryshuar destinacionin e ngarkesave për të shmangur detyrimet doganore.

Mes tyre, një emër jo pak me rëndësi. Eldi Hoxha, punonjës i Doganave, nën hetim për kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Një ditë pas emërimit, SPAK i caktoi masë sigurimi, ndërkohë që ai do të duhet të paraqitet dy herë në muaj pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), konkretisht ditën e hënë, javën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Por kjo nuk e pengon ndërkohë që të shkojë përditë në zyrën e tij në bashkinë e Tiranës.

Si u katapultua ky personazh që nga punonjës i thjeshtë Doganash të bëhet sekretar i Bashkisë më të madhe në vend?

Përgjigjen me gjasë duhet ta dijë drejtori i tij, Gent Gazheli. Në pesë vite drejtim të Doganave të Shqipërisë, Gazheli ka qenë jo vetëm spektator pas skandaleve që shpërthejnë me ritëm të frikshëm në pikat doganore, por edhe një figurë tërësisht e paprekur.

Pavarësisht arrestimeve të njëpasnjëshme të vartësve të tij për kontrabandë, shpërdorim detyre dhe korrupsion, nuk ka pasur asnjë hetim të brendshëm administrativ, as transparencë mbi zinxhirin e përgjegjësisë apo masë tjetër për strukturën që ai drejton.

Përkundrazi, në rastin e personave të dyshuar si Eldi Hoxha, ka një promovim të abuzimit me detyrën. Në çdo vend normal, kur vartësit kapen në një veprimtari në shkelje me ligjin, edhe drejtuesit kanë pasoja politike më së paku e ligjore në rastin kur ka përfshirje direkte. Por në Shqipëri, drejtorët si Gazheli, janë të vaksinuar nga përgjegjësia edhe kur përmes punonjësve të tij kalojnë miliona euro kontrabandë.

Kush e mbron Gent Gazhelin?

A është ai thjesht kaq i painformuar për veprimet e vartësve të tij, apo thjesht i pazëvendësueshëm për interesa më të mëdha që lidhen me qarkullimin e parasë në pikat kufitare?

A kemi një sistem të instaluar kontrabande që kushdo që të kapet do të vazhdojë të punojë po njësoj?

Dhe nëse është kështu, pyetja nuk është më kush po na vjedh, por kush po i mbron hajdutët?/Dosja.al

gent gazheli dosja.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj