Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Gonzato theksoi se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar në përkjekjet antikorrupsion, për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar ditwn e sotme se krijimi i Komisioni të Posaçëm Anti-Korrupsion është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit. Duke folur në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Gonzato theksoi se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar në përkjekjet antikorrupsion, për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.
"Është shumë e rëndësishme që ne të marrim masat që përfaqësuesit e shoqërisë civile në mënyrë aktive të përfshihen dhe të konsultohen në forma efikase për formësimin e politikave të korrupsionit dhe nismave të tilla, por edhe monitorimin e tyre, si për shembull strategjitë e ndryshme antikorrupsion apo planet e integritetit", tha ai.
Gonzato ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korruspionit me vendosmëri dhe veprime konkrete.
“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijim i ashtu dhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë”, tha ai.
Gonzato u shpreh se, është shumë e rëndësishme që rezultatet e prekshme për uljen e korrupsionit të jenë të dukshme dhe janë në fakt një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara në anëtarësimin në BE.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vijojnë luftën kundër korrupsionit me vendosmëri me anën e veprimeve të tyre konkrete, duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura dhe gjithashtu përpjekjet antikorrupsion duhet të jenë të dukshme, duke përfshirë parandalimin, zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale. Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet të shpejti dhe të miratohet. Pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie, në veҫanti në sektorë me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi Publik, arsimi dhe shëndetësia”, tha Gonzato.
Ambasadori theksoi gjithashtu se duhen shmangur veprimet të cilat minojnë përpjekjet antikorrupsion.
“Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisje, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej. Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura, të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura antikorrupsion”, u shpreh Gonzato.
Ambasadori nënvizoi se, Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë antikorrupsion përfshirë propozimin për direktivën për të luftuar korrupsionin.
“Duke filluar nga ky vit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi u përfshinë gjithashtu edhe në raportet e BE për sundimin e ligjit, duke i vënë ato në të njëjtin nivel me shtetet anëtare, duke i ndihmuar ato që të identifikojnë dhe trajtojnë siç duhet këto probleme. Plani i ri i rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi të re për përforcimin dhe përshpejtimin e përpjekjeve antikorrupsion. Ky plan përfshin deri në 6 miliardë euro në huadhënie dhe grante me qasje në disa nga përfitimet që sjell anëtarësimi në BE si dhe në tregun e përbashkët. Por këto fonde varen nga reformat kyҫe të vendit dhe zbatimi i tyre. Prandaj po ndodh një dialog me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të parë këto fusha reformash dhe për të parë se ku do të arrihet ecuri. BE mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor dhe për të punuar ngushtësisht me partnerët rajonalë, aktorët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile”, tha Gonzato.
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, gjatë një deklarate për mediat pas mbylljes së s...
Elisa Spiropali TIRANA- Ndonëse pa opozitë në sallë, brenda thuajse gjysmë ore, mazhoranca ka votuar pikat në rendin e d...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se protestat e opozitës do të vazh...
Elisa Spiropali TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dënoi veprimin e deputetëve të PS-së për të mos lejuar...
Kuvendi TIRANA- Është mbylluar brenda thuajse gjysmë ore seanca e sotme plenare. Deputetët e mazhorancës kanë votuar qt&...
Manekinët TIRANA- Manekinët me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, janë djegur para Parlame...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Pas përplasjeve me gadën e Republikës, deputetët e PD-së kanë sjellë para Parlame...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme me mungesë të deputetëve socialistë. Siç shihet nga fotot e...
Makina TIRANA- Deputetët e opozitës rrethuan makinën e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila erdhi për tu futur në...
Sherri TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur ditën e sotme me kolegët socialistë para nisjes së sea...