"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
KQZ: Kryebashkiakët nuk mund të ndryshojnë vendndodhjen e qendrave të votimit pak ditë para zgjedhjeve
Në një njoftim, KQZ bën të ditur se “shtesat dhe ndryshimet e miratuara konsistojnë në kufizimin e ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit nga kryetarët e bashkive pak ditë para datës së zgjedhjeve, me qëllim garantimin e stabilitetit dhe shmangien e konfuzionit të zgjedhësve”.
15 Janar 2025, 19:40Nga M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”, i ndryshuar.
Në një njoftim, KQZ bën të ditur se “shtesat dhe ndryshimet e miratuara konsistojnë në kufizimin e ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit nga kryetarët e bashkive pak ditë para datës së zgjedhjeve, me qëllim garantimin e stabilitetit dhe shmangien e konfuzionit të zgjedhësve”.
Sipas KQZ-së, shtesat dhe ndryshimet e miratuara synojnë rritjen e qartësisë ligjore, sigurimin e një procesi të rregullt, përmirësimin e standardeve të aksesueshmërisë dhe transparencës për të gjitha palët e përfshira në proces.