LIVE UPDATES
Politike

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve, VV rreth 50% të votave, 21% i merr PDK

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo 421,129 vota.

28 Dhjetor 2025, 22:21 Nga I.A
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve, VV rreth 50% të
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo 421,129 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.18%, apo 179,158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77%, apo 116,502 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 5,74% apo 48,551 vota. Ndërsa Lista Srpska ka marrë 3,87% apo 32,719 vota dhe NISMA ka marrë 1,72%, apo 14,523 vota.

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot