LIVE UPDATES
Politike

"Kriteri më themelor i zgjedhjeve është barazia"/ Berisha: Kur shkelet ky kriter, nuk flitet më për zgjedhje, por për farsë

Në një konferencë për mediat, lideri i opozitës tha se kur shkelet kriteri i brazisë nuk mund të flitet më zgjedhje të lira.

23 Tetor 2025, 13:24 Nga E.d
"Kriteri më themelor i zgjedhjeve është barazia"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se kriteri më themelor i zgjedhjeve është barazia. Në një konferencë për mediat, lideri i opozitës tha se kur shkelet kriteri i brazisë nuk mund të flitet më zgjedhje të lira. Berisha tha se sipas raportit të ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, u përdorën të gjitha resurset administrative nga ajo çfarë ai e quan partia "shtet".

Sipas tij ky është një fakt, i cili tregon qartë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira. Berisha deklaroi se raporti tregon se qeveria bëri 4500 evente për të ndërhyrë në zgjedhje dhe fali 200 milionë euro gjoba në kuadër të zgjedhjeve.

"Tani, në qoftë se raporti thotë, zotëria duhet të kemi pak problemin e kulturës ligjore. Kur raporti thotë se u përdorën të gjitha resurset administrative nga partia shtet, nga partia në pushtet, do të thotë se nuk kishte fushë të barabartë, dhe e ka shkruar jo një herë, por dy ose tre herë e ke në raport. Kriteri më themelor i zgjedhjeve është barazia. Në terminologjinë profesionale nuk ekziston terminologjia zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bazuar në Kartën e Kopenhagenit, të drejta ose të padrejta. Të drejtat kanë kusht themelor barazinë e garës. Një fushë e pabarabartë do të thotë farsë. Po nuk qe e barabartë është farsë në terminologjinë politike. Merr pak raportin e Këshillit të Europës. Raporti rekomandon që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Kaq. Se po qe se është parti shtet, nuk ka zgjedhje, ka farsë. Sigurisht se shteti futet në garë me një emër që quhet partia X, me të gjithë potencialin e vet financiar, njerëzor, dhunën, policinë, etj, për të rrëmbyer mandatet.
Pra, e thonë këtë, potë dish të lexosh jo njëherë, por disa herë. Nuk përputhet me parimin ndërkombëtar sistemi i patronëve. Ka bërë përpjekje titanike Edi Rama për të hequr ato terma, por do e ndjekin gjer ditën e fundit të jetës së tij. Ka kaluar edhe në kërcënime personale ai. Nuk i hoqi dot. Nuk shkruajnë ata terma politike. Ata kanë terma teknike, të barabartë, të pabarabartë. Lexo pak vetëm kapitullin e medieve për të kuptuar se zgjedhje nuk ka pasur. Në qoftë se ka zgjedhje pa informim, apo ku njëra palë kontrollon 90 përqind të medieve.

Shih dy rreshtat e fundit të raportit për mediat. I damkos Edi Ramën dhe zgjedhjet. Unë çuditem që të dalë ndonjë prej tyre që të thotë se ishin zgjedhjet më të mira, që nuk kanë shkruar kurrë. Por zgjedhjet më të mira të vitit 2009 thuhet se plotësuan kriteret kryesore ndërkombëtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Dhe i ka shkruar këto një person që unë e kisha shpallur non-grata. E vërteta. Por objektivitetin e kishte për vete ajo, jo për mua. Merrni zgjedhjet e vitit 2009, që Edi Rama bëri namin. Merr zgjedhjet e vitit 2007-ës, ato ishin dizastër, ta them unë, se Edi Rrama i tmerruar që mund të humbiste, nuk donte të hynte zgjedhje dhe imponoi një pamflet rregullash të paimagjinueshme për votuesit. Por ka një frazë aty, thonë gjithçka për ato zgjedhje jo mirë, por ka një frazë: qeveria nuk bëri përpjekje për të ndërhyrë në rezultat. Kurse këtu çfarë gjen? Qeveria bëri 4500 evente për të ndërhyrë në zgjedhje. Qeveria fali 200 milionë euro gjoba. Qeveria ka krijuar sistemin e patronëve për të ndërhyrë në zgjedhje. Pati blerje masive vote. Në 30 përqind të qendrave të votimit nuk ishin askund standardet. Tani, një gjë të siguroj, çdo rresht pozitiv absolutisht përveç njërit, janë shkruar për çdo zgjedhje në çdo situatë që bëhen. U administruan me korrektesë. Në diktaturë, administrimi është gjithmonë korrekt. Për administrim, me daulle. Poetët thurnin poezi për zgjedhje. Kështu që, unë nuk them se nuk pati, por unë besoj se këta i kanë bërë një shërbim të madh shqiptarëve me raportin. Ndaj dhe u detyrova ta denoncoj. E denoncova në asamblenë parlamentare të OSBE-së përpjekjen e Edi Ramës për të ndryshuar raportin. E denoncova në Bruksel dhe Strasburg. E kanë denoncuar përfaqësuesit e opozitës kudo dhe dështoi me turp. Asnjë rresht nuk ka ndryshuar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama raport

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj