Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Himçi shkruan se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, ai njofton dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan.
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen. Himçi në një publikim në "Facebook", ku theksoi gjatë kësaj periudhe është përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e tij funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën Elbasan. Ai shton se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër.
Himçi shkruan se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, ai njofton dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Ai thekson se parimet e tij janë të forta, ndaj e vlerëson procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Postimi i plotë:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Elbasan! Rreth 3 vite më parë, në një kohë jo shumë të lehtë për familjen tonë politike, falë mbështetjes dhe besimit tuaj u zgjodha drejtues i degës së PD Elbasan. Në respekt të besimit tuaj, por edhe virtyteve që më karakterizojnë si individ, të gjithë energjinë time e vura në funksion të betejave që pasuan,të cilat për hir të vërtetës nuk kanë qënë aspak të lehta.
Gjatë kësaj periudhe jam përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e mia funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën tonë. Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!
E di që edhe në këtë betejë vlerësimi dhe mbështetja nga ju nuk do më mungojë, gjithësesi jam i përulur para jush. Vizioni im është vetëm një. Një Elbasan më i mirë për fëmijët tanë, që ata ta shohin këtu të ardhmen e tyre. Si biri i këtij qyteti plot halle, votëbesimin tuaj do ta përktheja më shumë punë, një zë kritik në Parlament, i cili lobon fort për qytetin, t‘ia kthejë atë bashkëqytetarëve të tij, por që edhe Partia Demokrtike të arrijë fitoren të cilën të gjithë ne e presim me padurim.
Kush më njeh e di që rrugëtimi im në politikë nuk ka qënë as i menjëhershëm,e as i thjeshtë. Askush nuk ma ka dhuruar atë, e as postet që më janë besuar ndër vite. Por besoj që tashmë ka ardhur koha për një tjetër kapitull. Kandidatura ime si deputet më shumë se një ambicie personale, është një detyrim moral për qytetin, fëmijët e mi, familjen, miqtë dhe për ata të cilët presin më shumë prej vizionit dhe përkushtimit tim sublim.
Këto 12 vite në opozitë nuk kanë qënë aspak të lehta,ndaj shqiptarët dhe qytetarët elbasanas meritojnë t‘i udhëheqim për të sjellë ndryshimin. Të dashur demokratë të qytetit tim, siç ju kam shtrirë dorën në këto 3 vite për bashkëpunim, për të qënë pjesë e aksionit opozitar dhe për këtë ju jam mirënjohës,pasi keni qenë gjithnjë aty, kërkoj mbështetjen tuaj edhe në këto Primare. Jam i bindur se sot, nesër dhe ditët që do të pasojnë do të jenë më të bardha për familjen tonë politike, qytetin e Elbasanit dhe Shqipërinë! Ju faleminderit për gjithçka demokratë! Blendi Himçi!
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatus teksa ka marr&...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të q...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për shëndetë...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij shëndetësia është...
Kuvendi grek ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anas...
Takimi TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme hapin paraqitjen e programit të PD për kat&...
Kryepeshkopi TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi ditën e sotme 80-vjetorin e Kryengritjes antikomuniste të Mal...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka rea...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në "Facebo...