LIVE UPDATES
Politike

"Kultura është më keq se në çdo pushtim"/ Berisha: Arti i Ramës u vlerësua si ‘shkarravina të një adoleshenti të droguar’

Lideri i opozitës u shpreh se mafia politike në pushtet ka çuar në shkatërrimin e infrastrukturës kulturore të vendit, duke theksuar se ky është një sulm ndaj trashëgimisë kombëtare dhe artit.

3 Prill 2025, 13:57 Nga E. D
"Kultura është më keq se në çdo pushtim"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e kulturës shqiptare, duke e cilësuar atë më keq se në çdo periudhë pushtimi të mëparshëm. Lideri i opozitës u shpreh se mafia politike në pushtet ka çuar në shkatërrimin e infrastrukturës kulturore të vendit, duke theksuar se ky është një sulm ndaj trashëgimisë kombëtare dhe artit. Sipas tij, pasuria kulturore e Shqipërisë është në rrezik të humbasë për shkak të partneriteteve shkatërruese dhe ndikimeve mafioze.

"Sot para jush do të paraqes vizionin dhe programin e PD për kulturën. Situata e kulturës shqiptare është më keq se në çdo pushtim që mund të ketë pasur Shqipëria. Mafia politike në pushtet, për arsye mafioze dhe antishqiptare, ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën që ekzistonte dhe që ekziston në çdo kryeqytet të botës për artin dhe kulturën, përveç teatrit të operës dhe baletit. Rrafshimi i teatrit kombëtar në një akt genocidal ndaj kulturës kombëtare, i njëjti fat me kinematë, me teatrot e fëmijëve dhe institucione të tjera të kulturës, janë dëshmi e qëndrimit përçmues të narkoeksponentëve ndaj kulturës shqiptare.

Buxheti për kulturën është buxheti më qesharak. Trashëgimia kulturore është objekt agresioni barbar të gjithanshëm nga mafia shqiptare dhe ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë në trashëgiminë kulturore. Ajo po përfundon në partneritetet mafioze dhe shkatërrimtare për këtë pasuri. Artistët janë sot njerëzit më të braktisur, më të pambështetur. Jeta artistike në kryeqendrat tonë është pothuaj inekzistente. Aktivitete të përvitshme, në të cilat piktorë dhe skulptorë, njerëz të arteve pamore, paraqisnin krijimet e tyre, nuk ekzistojnë më.

Galeria e arteve u dyllos pa një aktivitet. Në Shqipëri flitet për artin vetëm për shkarravinat e Edi Ramës, të cilat nuk panë kurrë dritë para se ai të bëhej kryeministër. Mos harroni se në aktin e parë, pasi mori kryeministrinë, ai u paraqit në bienalen e Venecias duke shfrytëzuar postin dhe aty mori damkën nga kritikë të shquar të artit, vlerësimin si shkarravina të një adoleshenti të droguar. Po, janë dy gazetarë të famshëm italianë që bënë këtë vlerësim për Edi Ramën. Dhe përfaqësim më në artin kontemporan nga artistë shqiptarë nuk dëgjon sepse nuk kanë këtu asnjë lloj mbështetje, asnjë lloj mundësie, megjithëse ka midis tyre talente të mëdha, talente të vërteta," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj