Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso u shpreh se sipas tij, Rama është në qendër të aferave që janë zbuluar nga drejtësia dhe po mbron funksionarët e tij të përfshirë në to.
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë zv.kryeministren Belinda Balluku, përgjegjësia politike dhe institucionale i takon vetë kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso u shpreh se sipas tij, Rama është në qendër të aferave që janë zbuluar nga drejtësia dhe po mbron funksionarët e tij të përfshirë në to.
Kaso argumentoi se mënyra e qeverisjes së Kryeministrit mbështetet te kontrolli i tenderave publikë dhe te varësia e ministrave nga shefi i qeverisë, ndërsa institucionet përdoren si mburojë për zyrtarët nën hetim. Ai kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj çështjes Balluku, duke e konsideruar si ndërhyrje për të ndikuar te drejtësia dhe për të penguar pezullimin e saj.
Sipas deputetit demokrat, praktika të ngjashme në vende të tjera europiane çojnë në pezullime apo shkarkime të menjëhershme të zyrtarëve nën hetim, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, korrupsioni po normalizohet dhe po mbrohet në nivel politik.
“Është dëshmia më e mirë e modelit të qeverisjes së Edi Ramës. Modeli është i thjeshtë: tenderat si pronë private, ministrat si vasal të shteti. Institucionet si mburojë për të pandehurit, siç na dëshmoi duke bërë edhe avokatinë e min9stres në GJK. Ministrja Balluku është vetëm një produkt i kësaj kulture.
Kur Drejtësia nuk guxon të prekë këtë nyje, Rama menjëherë i del në mbrojtje. Jo për ligjin, as për shtetin por për të pandehurin e tij. Kryeministri mashtron publikisht që Drejtësia të pezullojë ministre. E kundërta është e vërtetë: në Rumani, Bosnjë dhe Itali, janë përjashtuar dhe pezulluar. Vetëm në Shqipëri Rama e kthen korrupsionin në normë, dhe e mbron atë me arrogancë.
Ky precedent që kërkohet të instalohet nga kryeministri, për të mbrojtur veten, sot mbron Ballukun dhe nesër çdo hajdut të pushtetit. Sepse e ka fare të qartë që pas Ballukut i vjen vërtet atij i vjen radha. E ka ai radhën sepse Rama është shefi i aferave që tashmë janë bërë të njohur nga Drejtësia”, tha Kaso./ Dosja.al
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar sot siguria në vend ka rënë, pasi në n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra Belinda Balluk...
Jorida Tabaku, Petrit Malaj TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u p...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Me tensione të vazhdueshme është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kjo pasi deputetët e opozi...
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe ofendime të vazhdueshme. Një përplasje ndodhi edhe mes deputet...
Andi Zylyfi dhe Franc Çopja TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seancën e radhës gjyqësore për dosjen P...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi se demokracia shqiptare është...
Sali Berish TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke cituar një nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se PS ësht&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar paraqitjen në SPAK ditën e djeshme të drejtoresh&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shq...