Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ai tha se në momentin që i heq telefonin nga dora fëmija tjetërsohet, ndërsa shtoi se ndikimi nga telefoni është komplet i kundërt nga ai i prindërve dhe mësuesve te fëmijët.
FIER- Në takimin me prindërit në Fier ,në kuadër të diskutimeve për kufizimet në platforma sociale, kryeministri Edi Rama tha se fëmijët kanë krijuar varësi nga telefoni si nga droga.
Ai tha se në momentin që i heq telefonin nga dora fëmija tjetërsohet, ndërsa shtoi se ndikimi nga telefoni është komplet i kundërt nga ai i prindërve dhe mësuesve te fëmijët. Sipas kryeministrit në momentin që prindi i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, çfarë shikon, i kanë dhënë atij një rrugaç për shok.
Nga pikëpamja teknike, Rama tha se këto platforma janë të pandalueshme plotësisht. Ai u shpreh se përgjegjësinë dhe peshën kryesore te formimi i fëmijës e ka familja dhe shkolla, dhe pastaj gjithë hapësira tjetër.
"Krijojnë varësi si droga, ia tërheq telefonin nga dora ke të bësh me një person që tjetërsohet, që s'ka përqëndrim, që ti thuash të lësh telefonin e kap librin është si t’i thuash je i arrestuar. Efekti tjetër është se çfarë qetësie ke ti si prind kur e le në telefon, duket si normale, por është gjëja më e frikshme. Futesh në restorant, lokal e shikon prindër, që i vendosin iPhone përpara, janë në karroca s’dinë të flasin, ia heq fillon klithma. Kjo botë është një forcë e re në jetën e familjes dhe të shkollës.
Nuk është më mësuesi, nxënësi, prindi, por është edhe ky tjetri, një hije që të shoqëron. Në rastin e fëmijës, ajo hija i thotë të kundërtat e asaj që thotë mësuesi e prindi. Nuk ekziston asgjë nga ato që mësuesi thotë, marrin frymëzim tjetër komplet. Në momentin që i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, çfarë shikon, mendoj që prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok. Mund ta kem të ekzagjeruar, por rrjetet sociale që i përdor për shkak të detyrës, por kështu e shikoj telefonin në dorën e një fëmijëve dhe sidomos adoleshentëve. TikTok, po ashtu.
Problemi tjetër është që nga pikëpamja teknike këto janë të pandalueshme plotësisht, edhe sikur të duash. Australia para dy ditësh kaloi ligjin e parë në botë që ndalon të gjitha rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç. Por kanë mekanizmin se si ndalohet, megjithatë ndalimi është i mundur në një pjesë shumë të madhe. Një ulje e rëndësishme e fëmijëve që mund të kenë akses është i mundur, por kjo nuk është zgjidhja, kjo është një nga shumë elementët e lehtësimit, sepse mendoj se kështu si po shkon teknologjia një element ndalimi nuk ka. Asgjë nga këto nuk heq dot përgjegjësinë dhe peshën që ka ndërveprimi i të rriturve dhe fëmijëve në familje, dhe më pas vjen ndërveprimi mes familjes dhe shkollës; dhe vjen gjitha hapësira tjetër që ka rëndësi", u shpreh Rama.
edi rama FIER- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, në kuadër t&e...
Manastirliu FIER- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica&r...
miroslav lajcak KOSOVË- I dërguari i Bashkimi Europian për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët n&eum...
foto nga vendi i shperthimit SERBI- Serbia ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Zubin Pot...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dënuar sulmin me eksploziv në kanalin e ujit në...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në eventin e organizuar nga PD për 80-vjetorin...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin e mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, në...
pamje nga kanali ne veri te kosoves KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të shtunën se është ...
jorn rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djes...