LIVE UPDATES
Politike

“Kur përmendja emrin e tij policët ulnin kokën”, Dogjani: Një nga grupet më të rrezikshme kriminale ka qenë banda e Aldo Bares

Dogjani tregoi edhe rastin e kapjes së një vrasësi me pagesë për ekzekutime që kryheshin në qarkun e Lushnjes çdo ditë të martë. Sipas tij këto atentate kryheshin për shifra 200-300 mijë lekë.

14 Nëntor 2024, 22:39 Nga r.ll
“Kur përmendja emrin e tij policët ulnin kokën”,
asllan dogjani

TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani që dikur ka qenë drejtor policie, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Teksa po fliste për vështirësitë e hasura gjatë kohës që mbante atë detyrë, Dogjani u shpreh se një nga grupet më të rrezikshme kriminale ka qenë banda e Aldo Bares.

“Në Qarkun e Fierit mendoj që për kohën që ishte, një bandë ose grup kriminal shumë i rrezikshëm që kishte specifika të veçanta ishte banda e Aldo Bares. Një bandë që ishte jo vetëm shumë aktive, por ajo filloi të merrte veprimtari ndaj shtetit. Filloi të godiste oficerë policie, filloi të godiste punonjësit e policisë, tu bënte presion… Kur shkoj në komisariatin e policisë, ata kishin frikë kur përmendja emrin e Aldo Bares. Ulnin kokën të gjithë policët. Kishte një frikë të jashtëzakonshme.”, tha Dogjani, i ftuar në Opinion. Gjithashtu ai tregoi një rast personal se si ata ushtronin presion ndaj efektivëve të policisë.

“Ajo që mua më bëri përshtypje që në momentin e parë që shkova ishte direkt presioni që ata i bënin punonjësve, drejtuesve të policisë, sapo vinin. Në ditët e para që kisha shkuar më bie telefoni nga një këta që ishin pjesë e kësaj bande. Në fakt atë ditë ishte zënë Shefi i Komisariatit me Shefin e Krimeve në Lushnje dhe unë mora Sokol Bizhgën për t’i pajtuar. I jap një informacion, pse ziheni me njëri-tjetrin. Kapni njërin që ka lëvizur nga Berati dje me një makinë me këto targa. Në darkë më merr në telefon ai për të cilin dhashë informacionin dhe më thotë, bile e kanë thënë përgjimet italiane në gazetën shqiptare. Më thotë drejtori i policisë? I them po. Më tha e di që kemi vrarë njerëz? I thashë nuk e di që keni vrarë njerëz ju dhe më shkoi mendja menjëherë që Shefi i Komisariatit ose Shefi i Krimeve i ka dhënë informacione. Tha, kemi vrarë njerëz dhe me ne mos u merr. I thashë zotëri unë nuk jam as Shefi i Komisariatit as Shefi i Policisë, por do të shihemi. Kam shkuar direkt te ministri dhe kemi hequr atë natë Shefin e Komisariatit. Më vonë, në gazetë kam parë që kishte komunikuar Shefi i Krimeve me këta”, tha Dogjani.

Këto shembuj, Dogjani i dha për të treguar se asokohe grupet kriminale nuk vepronin pa ndihmën e policisë. Ai tregoi edhe rastin e kapjes së një vrasësi me pagesë për ekzekutime që kryheshin në qarkun e Lushnjes çdo ditë të martë. Sipas tij këto atentate kryheshin për shifra 200-300 mijë lekë.

“Filluan të bënin vrasje çdo të martë. Ditën e martë në orën 6 mua më bëhej një vrasje, o në derën e shtëpisë, o në derën e lokalit. Vrisnin kundërshtarët e njëri-tjetrit. Të parin kemi kapur një nga këta që bënin vrasje çdo të marte. Ai na shpjegoi. Mënyra si vriste ai nuk dinte se kush ishte ai që do vritej, por i thoshin është i veshur me këtë, në këtë tavolinë. Vriste. Shkonte merrte pistoletën në x vend. Ishte me pagesë ky, pavarësisht se ishte brenda grupit. Paguhej. I thoshin merr pistoletën filan vend. Bënte vrasjen dhe pastaj merrte paratë me Western Union. Sa merrte? 200 mijë lekë, 300 mijë lekë. Këto i kemi dokumentuar dhe kemi bërë arrestimin e tij”, tha Dogjani.

asllan dogjani banda e aldo bares

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj