LIVE UPDATES
Politike

"Kur shteti bën biznes!" Tabaku: Prona publike po grabitet! Ja plani i Këshillit Bashkiak në Tiranë për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”

Tabaku shkruan se qeveria po përdor KISH si një maskë për të fshehur abuzimet me pronat publike.

9 Shtator 2024, 15:55 Nga M.B
"Kur shteti bën biznes!" Tabaku: Prona publike po grabitet! Ja
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë ditën e sotme një denoncim me anë të rrjeteve sociale, që sipas saj lidhet me Korporatën e Inestimeve Shqiptare (KIESH), një strukturë që siç thotë ajo është krijuar me qëllimin e keqpërdorimit të pronave publike dhe private në emër të zhvillimit. Tabaku shkruan se qeveria po përdor KISH si një maskë për të fshehur abuzimet me pronat publike.

Sipas Tabakut, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendosë, në mënyrë të nxituar dhe pa konsultim publik, që t’i japë Korporatës së Investimeve dy sipërfaqe të mëdha, të cilat shërbejnë si terrene sportive. Ajo thtotë se Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” janë lënë me dashje në harresë nga Bashkia, e cila ka lejuar degradimin e tyre me qëllimin e vetëm për të justifikuar ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Kur shteti bën biznes!

Në vitin 2019, me një procedurë të paligjshme dhe të palogjikshme, qeveria shqiptare, përmes një parlamenti që funksionon vetëm si noter i mazhorancës, miratoi krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Kjo strukturë e re nuk është gjë tjetër veçse një maskë për të mbuluar keqpërdorimin e pronave publike dhe private, gjithmonë nën justifikimin e “zhvillimit.”

Kësaj radhe, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendosë, në mënyrë të nxituar dhe pa konsultim publik, që t’i japë Korporatës së Investimeve dy sipërfaqe të mëdha, të cilat shërbejnë si terrene sportive. Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” janë lënë me dashje në harresë nga Bashkia, e cila ka lejuar degradimin e tyre me qëllimin e vetëm për të justifikuar ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

Këto prona nuk janë të parat e as do jenë të fundit, korporata e investimeve ka ndërmarrë një operacion kirurgjikal në te gjithë Shqipërinë duke identifikuar prona tejet të majme financiarisht prej pozicionit për t’i dhënë për ndërtim, sepse kjo është një situatë “win-win” thotë realicioni. Duke nënkuptuar që aty fiton korrupsioni, pasurimi i një klike të vogël në kurriz të shumicës.

Nuk ka si të jetë ndryshe përderisa deri më sot, Korporata e Investimeve Strategjike ka qenë një institucion qokash që merrte paga, bonuse e shpërblime të majme duke u mjaftuar me kryerjen e operacioneve të marrjes së fondeve publike pa realizuar apo raportuar ndokund për projektet apo planet e saj. Lëre më pastaj të tërhiqte ndonjë investim të huaj strategjik, sikundër na u shit ditën kur u votua.

Mirëpo, glutonia e një qeverie të tillë nuk mbaron dot ndaj kanë nisur të punojnë për projekte me qëllime të qarta grabitqare përfshirë edhe mbledhjen e çdo prone publike me qëllim “shfrytëzimin”. Duke konvertuar pak a shumë shtetin në një entitet privat, apo më saktë duke e shndërruar qeverinë në një pronë private të disa individëve që nuk raportojnë për të mirën publike por thjesht e marrin me arrogancë. Kjo duhej të kish hapur një debat të gjerë për mënyrën e qeverisjes, çfarë bën shteti e çfarë duhet të bëjë privati? Për publiken e privaten.

Qeveria shqiptare që është ndër më të korruptuarat në vite dhe në rajon. Me një listë të gjatë ish funksionarësh nën hetim për afera koncesionare dhe abuzime me pronat publike. Shumë pyetje të tjera mund të kishin lindur duke nisur që me faktin se sot shteti nuk po ofron dot shërbimet bazë në shëndetësi e punë publike që i koncesion e tani po mendon për hapjen e bizneseve për dhënie lejesh ndërtimi e administrim pronash?

Korporata e investimeve është produkti i një ligji të debatuar dhe kam denoncuar fortë vite më parë nga çdo foltore e mundshme, si një nga ligjet me porosi që kurrë nuk e ka fshehur qëllimin e tij të keq për të abuzuar me pronat publike sikur të jenë pronat private të qeverisë. Një ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste, me bindje të plotë për t’i shërbyer edhe një herë pakicës jo shumicës!

Për asnjë nga këto vendime e prona nuk është zhvilluar asnjë proces transparent dërgesash publike. Projektet mbeten të fshehta dhe larg syve të qytetarëve. Transparenca dhe përgjegjshmëria ndaj publikut janë detyrime, jo opsione!

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj