LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi kalon online përmes një vendimi të kontestueshëm

“Për shkak të situatës së krijuar, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online…,” thuhet në pikën 4 të vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit.

6 Nëntor 2023, 17:50 Nga Blerina Gjoka
Kuvendi kalon online përmes një vendimi të kontestueshëm
Lindita Nikolla

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë publikoi të hënën pasdite një vendim të Konferencës së Kryetarëve të marrë më 1 nëntor për zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një vendim që kontestohet nga opozita si i paligjshëm.

“Për shkak të situatës së krijuar, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online…,” thuhet në pikën 4 të vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit.

Por para se vendimi të bëhej publik, komisionet parlamentare bënë disa mbledhje online vetëm me praninë e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës tentuan të bllokonin zhvillimin e tyre fizikisht në shenjë proteste për rrëzimin e disa kërkesave për komisione hetimore dhe përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore.

Vendimi për zhvillimin e mbledhjeve online u mor pa praninë e opozitës. Vetëm pjesa e parë e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte publike, ndërkohë që në njoftimin e Kuvendit të kësaj date nuk përmendej ky vendim, por vetëm vendimet për kalendarin e shqyrtimit të projekt-buxhetit dhe draft-programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 6 nëntor -24 nëntor 2023.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN për vonesën e publikimit të vendimit dhe për argumentimin ligjor ku është bazuar, ndërsa shefi i saj kabinetit, Kosta Bajraba i tha BIRN se “publikimi do të bëhet sipas rregullores”, por nuk dha përgjigje për bazën ligjore.

Disa deputetë të Partisë Demokratike e kontestuan vendimin si të pabazuar në ligj dhe si tentativë për të shuar zërin e opozitës në Kuvend.

Ish-kryeministri Sali Berisha që drejton aktualisht grupimin më të madh opozitar e cilësoi parlamentin “klandestin”.

“Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër,” tha ai para gazetarëve të hënën.

Ndërsa sipas nënkryetares së Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme.

“Përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni 5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6),” shpjegoi Çupi.

Sipas Çupit, në njoftimet që sekretaritë e komisioneve kanë nisur për deputetët nuk citohet asnjë vendim dhe asnjë bazë ligjore se pse mbledhjet po thirren online.

Ajo pretendoi se mazhoranca socialiste, “në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament”.

Për ekspertët e politikës, situata e krijuar nuk përbën një ‘situatë të jashtëzakonshme' dhe mbledhjet online cenojnë integritetin dhe besueshmërinë e Kuvendit.

Afrim Krasniqi, drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, tha se vendimi i Konferencës së Kryetarëve duhej të bëhej publik që në momentin kur u mor dhe duhej të kishte argumentuar se pse situata aktuale është e jashtëzakonshme, si ajo e pandemisë.

“Mbledhjet online parashikohen në situatë me të vërtetë të jashtëzakonshme, por në rastin aktual nuk kemi të bëjmë me një të tillë, kemi të bëjmë  me një konflik politik, i cili zgjidhet me mjete politike,” tha Krasniqi.

Sipas tij, në raste të jashtëzakonshme kufizohen dhe një sërë lirish që lidhen me parlamentin, por në rastin aktual asnjë prej këtyre standardeve nuk mund të devijohen nga detyrimi i parlamentit për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

“Mbledhjet nuk mund të bëhen vetëm për një parti për të votuar aktet në mënyrë formale,” theksoi Krasniqi, – duke shtuar se, “mbledhjet e komisioneve janë për pyetje, debat dhe për të ushtruar transparencë në vendimmarje dhe në kontrollin kushtetues parlamentar, gjë që s'mund ta bëjnë komisionet në mbledhje online”.

Sipas tij, shumica e kërkesave të opozitës lidhen me komisionet hetimore, për të cilën vetë Kuvendi mund të inicojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese, apo reformën zgjedhore për të cilat parlamenti vetë mund të ofrojë zgjidhje duke ofruar mundësi përfaqësimi të gjithë aktorëve duke zgjeruar të drejtën e vetos vendimmarrëse.

Për sa kohë mungon vullneti politik, Krasniqi mendon se palët po i shfrytëzojnë këto incidente për interesat e tyre.  “Mazhoranca për të përfituar nga kriza e opozitës dhe për të avancuar kontrollin e saj të plotë mbi jetën politike të vendit, opozita për të tërhequr vëmendjen nga proceset që po ndodh në SPAK dhe duke keqpërdorur grupin parlamentar,”shtoi ai.

Praktika e mbledhjeve online të komisioneve u vendos për herë të parë në vitin 2020 kur vendi u përfshi nga pandemia e Covid-19 dhe qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore./Marre nga BIRN

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj