Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kërkoi ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Kuvendi rrëzon me 55 vota kundër Bardhin, Basha nuk votoi
Pas rrëzimit të kërkesës, Bardhi tha se nëse mazhoranca do të ishte e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të kishte përfshirë në zgjedhjet e 14 majit bandat kriminale në çdo qytet të vendit.
21 Shtator 2023, 11:23Nga r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkohej votimi për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
"43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës."- tha nënkryetarja e Kuvendin, Ermonela Felaj ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka votuar as pro as kundër.
Pas rrëzimit të kërkesës, Bardhi tha se nëse mazhoranca do të ishte e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të kishte përfshirë në zgjedhjet e 14 majit bandat kriminale në çdo qytet të vendit. Para votimit nga Kuvendi për rrëzimin e kërkesës së Bardhit, kreu i grupt të PS-së, Bledi Çuçi tha se Kuvendit sot duhet të votojë vetëm shtyrjen e afatit të komisionit dhe në seancën tjetër përbërjen.