Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij premtoi se me ardhjen në pushtet, ai do të sjellë një ndryshim rrënjësor në mbështetjen ndaj bujqësisë.
DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paraditen e sotme një takim me fermerët në Dimal, ku prezantoi programin elektoral të opozitës me fokus të veçantë sektorin e bujqësisë. Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij premtoi se me ardhjen në pushtet, ai do të sjellë një ndryshim rrënjësor në mbështetjen ndaj bujqësisë. Kreydemokrati gjithashtu theksoi se subvencionet për fermerët do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro.
"Të dashur fermerë të Kutallisë, Urës, Dimalit, Kuçovës, Beratit dhe mbarë Shqipërisë, u përshëndes përzemërsisht dhe u falenderoj shumë për këtë takim. Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qënë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni.
I dashur Eno, drejtues politik i qarkut të Beratit, i dashur Gjokë, drejtues i departamentit të bujqësisë në PD, të dashur kryetarë të degëve të PD në këtë qark, të nderuar kandidatë për deputetë të PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështorë, të pranishëm në këtë takim, që jeni krenaria e popullit shqiptar, nesër deputetë në parlamentin e vendit. Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë, të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice. U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin.
Ky është qëllimi i programit tonë. Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm. Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.
Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.
Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët.
Ky nuk është slogan, por një realitet. Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind. Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro. Shumë më qesharake, më e turpshme. Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë.
Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju. Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju," tha Berisha.
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mohuar pretendimet për ndikim të BE-së n...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadori e BE, Silvio Gonzato, ka folur për gazetarët. Celiba...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendr...
Ilirjan Celibashi dhe Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme nj&...
Dhurata Çupi dhe Stresi TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka publikuar një ...
Foto ilustruese CËRRIK- Policia ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga PD se zyrat e tyre në Cërrik ishin grabitur. ...
Ajola Xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorin...
Selia e PD CËRRIK- Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar një vjedhje të ndodhur, sipas tyre, në ambientet e ...
Nuredin Seci, Chris LaCivita dhe Sali Berisha TIRANA- Biznesmeni Nuredin Seci ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të Partis&...
Edi Rama TIRANA- Në një studim të realizuar në vitin 2024 mbi mekanizmat publikë të financimit për artet ...