Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Politike
VD-Berisha firmos kërkesë për mocion për debat në Kuvend
Në atë dokument, kërkohet që kryeministri Edi Rama të japë shpjegim para shqiptarëve se cili është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.
13 Maj 2022, 12:56Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha firmosi ditën e sotme dokumentin që do t'i dorëzohet Kuvendit, për një mocion me debat. Në atë dokument, kërkohet që kryeministri Edi Rama të japë shpjegim para shqiptarëve se cili është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.
'Deputetët e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin drejtimit nëse nuk hapen negociatat.'- tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë të dhënë për mediat në Bruksel, se në qershor Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia dhe se sipas tij, është absurde që Tirana zyrtare të mbahet peng në këtë proces, për shkak të konfliktit mes Sofjes dhe Shkupit.