LIVE UPDATES
Politike

Bylykbashi dorëzon pr.ligjin e PD-së për Territorialen: Propozojmë 97 bashki! Nuk mbështesim Alibeajn nëse bashkon votat me PS

Sa i përket projektligjit të depozituar nga grupi i Enkelejd Alibeaj, Bylykbashi u shpreh se ka shumë pak ndryshime mes tyre dhe se ekziston mundësia që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Por, ai ishte i prerë kur tha se nëse do të bashkojnë votat me Partinë Socialiste, PD nuk do ta mbështesë grupin e Alibeajt.

25 Tetor 2022, 14:12 Nga F.M
Bylykbashi dorëzon pr.ligjin e PD-së për Territorialen:
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale, përmes të cilës pretendojnë ndarjen në 97 bashki. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga Kuvendi, Bylykbashi tha se reforma e vitit 2014 është arsyeja e shpopullimit të vendit dhe se reforma me 97 bashki do të mundësojqë që çdo qytetar ta ketë sa më pranë shërbimin nga institucionet lokale.

Sa i përket projektligjit të depozituar nga grupi i Enkelejd Alibeaj, Bylykbashi u shpreh se ka shumë pak ndryshime mes tyre dhe se ekziston mundësia që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Por, ai ishte i prerë kur tha se nëse do të bashkojnë votat me Partinë Socialiste, PD nuk do ta mbështesë grupin e Alibeajt.

Nga ana tjetër, diskutimi për miratimin e reformës territoriale vazhdon. Alibeaj kërkon një hartë të zgjeruar me 33 njësi të qeverisjes vendore të shtuara duke e çuar numrin e bashkive në 94 dhe uljen e qarqeve nga 12 në 6 dhe përcaktimin e tyre si rajone. PS është tërhequr nga qëndrimi fillestar për të mos ndryshuar hartën aktuale, por pranon negociimin vetëm me grupin e Alibeajt që kërkon gjithashtu 94 bashki.

Pjesë nga prononcimi:

Oerd Bykykbashi: Është një ndyshim i cili është bazura në konsultime të gjera me faktorët lokalë, me komunitetet vendore, me ekspertët më të mirë.

Një punë e cila ka nisur herët nga PD, jemi përpjekur që të marrim qëndrimet më të mira, të respektojmë interest e të gjithë komuniteteve në mënyrë që demokracia lokale të jetë sa më pranë këtyre komuniteteve. Të zgjedhurit të jenë pranë zgjedhësve, pushteti vendor të jetë efikas, të ketë mundësi që të shfrytëzojë maksimumin e burimeve të tij në favor të komuniteteve dhe jo të centralizohet pushteti siç ka ndohur me ndarjen e vitit 2014.

Propozimi ynë është që zgjedhjet e ardhshme të bëhën mbi bazën e kësaj ndarje, me 97 bashki. Kemi marrë gjithë kohën e nevojshme që të rakordojmë makimimin e qëndrimeve, të marrim të gjitha kontributet. Më herët ka dhe një propzim tjetër nga i cili jemi të kënaqur që ka ardhur në të njëjtat linja siç e nisëm ne procesin që ndarja e bashkive të ishte rreth 90 bashki, pra edhe propozimi tjetër me 94 që është bërë nga deputetët e tjerë demokratë, bazohet në të njëjtat kriteret dhe primet që e kemi bërë ne.

Hapësira për të rakorduar në process legjislativ është e plotë, por besoj që ky numër bashkish, prej 97 bashkish që ne propozojmë sot, është ai që i jep hapësirën më të madhe, mundësitë më të mëdha komunitetev lokale. Nuk ka rëndësi çfarë mendon qeveria, çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka çfarë duan njerëzit. Dhe nëpërmjet kësaj ne bëjmë të mundur një zhvillim harmonik.

Reforma e vitit 2014 ka provuar tashmë në të gjitha aspket e saj, qoftë të funksionalitet, qoftë të aspektit financiar dhe çdo aspekt tjetër zhvillimor ka provuar që të jetë një dështim lapidar me një kosto shumë të madhe jo vetëm për zhvillimin e këtyre bashkive, por komuniteteve, sepse është gjithashtu një nga faktorët pse është shpopulluar territori i republikës së Shqipërisë. Njerëzit janë larguar sepse nuk kanë më shërbime, nuk gjejnë më të drejta, janë në një pushtet të centralizuar .

Propozimi ynë do të ndjekë tashmë rrugën legjislative, kërkon së paku 84 vota. Në propozimin tonë ne gjithashtu bëjmë të qartë qëndrimin tonë në favor edhe të rajoneve, por kjo kërkon një dikutim tjetër kështu që në çdo hapësirë të mundur do të dikutohet dhe kjo. Por në këtë moment propzojmë 97 bashki dhe gjykoj që kushdo që nuk e mbështet këtë ndarje në parlamentin e Shqipërisë do të thotë se nuk ka në themel interest e qytetarëve.

Pyetje: Keni gjetur gjuhën e përbashkët me deputetët e komisionit përsa i përket Reformës Territoriale? Dhe ky është drafti i vetëm që PD ka?

Bylykbashi: Unë thashë që ky është propozimi që vjen nga PD pas konsultimit me komunitetet. Gjëja më e rëndësishme është që ne të marrim atë që kërkojnë ata. Dhe të gjitha konsultat çuan ket ky propozim, me 97 bashki. Sihurisht është dhe një draft tjetër, ju e përmendët dhe unë e përmenda, me 94 bashki.

Mundësia për të gjetur gjuhën e përbashkët për një version final me 94 apo me 97, apo me një numër të ngjashëm, është aty. Pse? Sepse parimet dhe kriteret që kemi përdorur në aspektin e ekspertizës dhe të konsultës në fund fare kanë prodhuar të njëjtin rezultat. Dhe çdo gjë tjetër që do shmangej nga ky numër nuk ka më të bëjë as me parimet, as me kriteret. Dhe unë besoj që është shumë e thjeshtë që në procesin legjislativ ne të gjejmë një version përfundimtar I cili do të jetë pak a shum ënë të njëjtat numra. Më e rëndësishmja është që të jenë komunitetet ato që e ndjejnë veten të përfillura, të respektuara dhe ju është dhënë pushteti atyre.

Pyetje: Pse nuk është arritur që PD të ketë vetëm një nismë ligjore qoftë për Reformën Territoriale edhe për lustracionin.

Bylykbashi: Sigurisht që këtë fazë të hartimit të projektligjit ne morrëm kohë për të bashkëbiseduar me kolegët tonë, për të gjetur një version. Kolegët zgjodhën qëndrimin për të shkuar me një projektligj të tyrin, por siç e thashë, dy projktligjet ndryshojnë shumë pak nga njëra-tjetra përsa i përket ndarjes territoriale dhe unë gjykoj që në procesin legjislativ ne mun dtë gjejmë një version të përbashkët për t’u dakortësuar më pas edhe më maxhorancën sepse në fund fare kërkon 84 vota.

Sigurisht që edhe për ligjin e lustracionit të cilin PD, ne e dorëzuam të parët si propozim përballë tentativave fallco për hapjen e dosjeve. Ne kërkojmë jo vetëm hapjen e dosjeve, por kërkojmë që të bëhet lustacion pasi të happen dosjet. Ka dhe një version tjetër që është paraqitur. Sigurisht në procesin parlamentar mun dtë gjendet gjuha sërish. Pra, hapësira për t’u dakordësuar është e plotë. Ajo që ka rëndësi është qënë të dyja rastet, PD kërkon lustarcion dhe në rastin konkret kërkon që të mo sjenë 61 bashki, port e jenë 94 apo 97 bashki.

Pyetje: Ju po mirëprisni edhe negociatat që përflitet se ka nisur Alibeaj me Taulant Ballën sa I përket edeh Reformës Territoriale.

Bylykbashi: Unë gjykoj se të gjithë duhet të respektojmë interesin e komuniteteve. Këtë e thotë kushtetuta. Kur bëhët një ndarje territoriale, konsultat bëhën me komunitetin. Ne këtë kemi bërë,. Kjo na ka çuar në 97 bashki.

Nuk mundet që nardja territorial të jet ëshkëmbim qoftë për vettingun apo për ndonjë ligj tjetër, nuk mund të jetë një interes I ngushtë poltik, është interes themelor I mënyrës së qeverisjes i deomokracisë në Shqipëri. Ajo që kanë parë të gjithë është se 61 bashki janë jo vetëm të pamjaftueshme, por janë një dështim. Asnjë numër që është afër 61 bashkive, nuk është në përputhje me parimet kartave të Këshllit të Europës në lidhje me pushtetin vendor. Unë jam i sigurt që në fund fare, në parmaletin e Shqipërisë, beteja ka për të qënë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, atyre që qeverisen nga pushteti vendor dhe jo interesin e pushtetit qëndror.

Pyetje: Nëse Alibeaj gjejnë një dakordësi me maxhorancën ,a do të jetë vota juaj për këtë projktligj që ju sapo thatë se janë të përafërta?

Bylykbashi: Asgjë që lëviz dukshëm nga propozimiqë ne bëjmë sot me 97 bashki nuk mund të marrë mbështetjen tonë sepse do të ishte diçka që nuk është ajo që kërkojnë qytetarët. Çdo gjë që është dukshëm e ndryshme nha ky propozim që bëjmë ne sot apo që kanë bërë kolegët me 94, nuk ka të bëjë me parimet dhe kriteret, ka të bëjë me elemtë të tjerë pjesë jo e interesit qytetar. Por unë gjykoj se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm qënë fund fare ju shërbejmë atyre interesave të qytetarëve dhe jo marrëveshjeve që kanë interes diçka tjetër, por pa paragjykuar ja ku jemi, janë dy projktligje që janë afër me njëra-tjetrën, hapësira është që në parlament t’i bëjmë bashkë.

Pyetje: Çfarë ka përtjej deklaratave tuaja në parmalent ditën e votimit të ligjit të lustracionit?

Bylykbashi: Qëndrimi im është public në seancë plenare. Ne kemi kërkuar lustracionin, ajo që u votua së pari nuk ka dosje secrete për sakohë autoriteti ka të drejtë të hapi çdo dosje dhe së dyti, ajo që u propozua dhe u tha se bënte hapjen e plotë të dosjeve, pot ë lexoni dispozitën që u propozua nga Taulant Balla.

Ngelet pët tu parë, le ti qëndrojmë momentit të sotëm. Pra, asnjë gjë që dëmton interesin e PD apo të qytetarëve nuk do gjejë mbështetje. Ajo që propzojmë ne është ndarje territorial, Lustarcion I kriminelëve të komunizmit, ata që janë oficerët e sigurisë, Ministrisë së Brendshme, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që çuan në varr me mijëra qytetarë shqiptarë dhe sigurisht të të gjithë bashkëpunëtrorëve të tyre të sigurimit. Në propozimin e të enjtës nuk kishte asgjë më tepër se kaq.

oerd bylykbashi reforma territoriale enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë