Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bushka po hetohet nga SPAK pasi dyshohet se ka kryer veprime për zbardhjen e të vërtetës.

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Bushka është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Bushka është gjithashtu në hetim nga SPAK pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Në një nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS-së Bushka i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka. Bushka tha në mbledhjen e Grupit të PS-së se ajo është takuar me Ina Goxhajn dhe e ka qetësuar duke këshilluar të thotë të vërtetën. Sipas saj ajo i ka sqaruar të afërmes së saj të drejtat që ka dhe nuk ka tentuar të fshehë asgjë. Bushka shtoi se ajo është e interesuar të zbardhet e vërteta.
Pavarësisht deklaratave të saj pak ditë më parë u publikua edhe një foto e Bushkës, në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën. Fotografia është siguruar nga redaksia e Dosja.al nëpërmjet një dëshmitari okular në zonën e "Shallvareve" në kryeqytet.

Ndërkohë në reagimin zyrtar të SPAK për hetimet thuhet se deputetja socialiste Klotilda Bushka ndodhet nën akuzë për veprime të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.
“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë t&eu...
selia e ps TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim në selinë e PS me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Sipas r...
shehi, alibeaj TIRANË- Partia "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" me kryetar Dashamir Shehin dhe "Djathtas 1912" me kryetar Enkelejd A...
Tom Doshi TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi pasi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK ka dalë dhe ka folur para gazetar&eu...
Erion Veliaj dhe Olsi Dado TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka analizuar sulmin e kryebashki...
Tom Doshi TIRANË- Kreu i PSD-së, Tom Doshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Dosh...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të Partisë Socialiste.Mëso...
rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me përgjigjen e komenteve në rrjetet e tij sociale, në rubrikë...
rama, bin zayed TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nayan ka vizituar ditën e djes...
Sali Berisha ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili ndodhej sot në Athinë në kuadër të një takimi m...