6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.
KOSOVA- Dështojnë sërish përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Edhe në seancën e sotme, kandidati për kryeministër Glauk Konjufca nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend. Megjithëse ai paraqiti përbërjen e kabinetit të ri dhe programin qeverisës, votimi për krijimin e ekzekutivit nuk kaloi, pasi nuk u arrit kuorumi prej 61 votash.
Seanca u mbyll pa vendim, duke e lënë vendin ende pa një qeveri të re funksionale dhe në pritje të hapave të mëtejshëm politikë.
Konjufca tha se pa votimin e një Qeverie të re, vendi e ka të sigurt vetëm një gjë: thellimin e krizës. Gjithashtu ai prezantoi edhe kabinetin qeveritar, të përbërë nga 20 portofola ministrash.
Bie në sy se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë portofolin e ministrit të Jashtëm dhe njëkohësisht zv/kryeministrit. Opozita e ka bojkotuar këtë seancë.
“Me këtë Qeveri e kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë drejt në zgjedhje. Tash, nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor, kush do të na garantojë që do t’i shmangin ato edhe në mars?”, pyeti ai.
Ai tha se ky vit përshkruhet me bllokadë institucionale, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk i ka krijuar institucionet e reja.
“Për herë të parë, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.
Sipas tij, ky vit do të mbahet mend si vit ku u humb kohë për krijimin e institucioneve të Kosovës, informon Radio Evropa e Lirë.
Në ekspozenë e tij, Konjufca tha se ekzekutivi i tij, nëse zgjidhet do t’i trajtojë çështjet kryesore: “buxhetin e shtetit, miratimin e Planit të Rritjes, disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, ekzekutimin e pagave dhe miratimin e buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”.
Konjufca prezantoi para Kuvendit përbërjen e propozuar qeveritare:
-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti
-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
-Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka
-Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati
-Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti
-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
-Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu
-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani
-Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu
-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri
-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi
-Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari
-Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli
-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
-Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall./ Dosja.al
Glauk Konjufca KOSOVË- Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund kri...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se buxheti që pritet të miratohet në parlament...
Edi Rama HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistë për gazetën holandeze ‘Volkskrant’, ku ka folur p&eum...
TikTok KOSOVË- Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativëve politikë gjat&e...
Shehaj dhe Balla TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë pas tensioneve në Kuvend. Pasi deputetit Agron Shehajt iu kë...
Sofi Xhafo TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur ndryshe. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka bashkëdrejtuar për disa momente seancën ple...
Niko Peleshi TIRANË- Tensionet në Kuvend kanë çuar në ndërprerjen e seancës plenare. Mësohet se tensionet ka...
pamje nga kuvendi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është përplasur me Agron Shehaj. Ky i fundit ka folur nga vendi,...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia është përjashtuar sot nga Kuvendi. Në seancën e sotme, Shehaj ësh...
\ Agron Shehaj, Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është përplasur me gjatë fjalës së...