Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në vendimmarrjen e GJK thuhet se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar, pasi cenon parimin e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës dhe ka shfuqizuar rregulloren e re të Kuvendit për shtim të komisioneve. Në vendimmarrjen e GJK thuhet se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar, pasi cenon parimin e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.
Sipas Gjykatës vendimi i Kuvendit për miratimin e rregullores së re është në papajtueshmëri me Kushtetutën. Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendi të ketë mundësinë e organizmit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve të përcaktuar në arsyetimin e këtij vendimi.
Çfarë do të ndodh tani me Komisionet Parlamentare?
Sipas vendimit e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka dy mundësi në lidhje me vendimin e sotshëm. Ose mazhoranca do të pranojë vendimin e GJK-së për të ulur numrin e Komisioneve Parlamentare nga 11 në 8, siç ka qenë. Ose PS-ja do të organizoj një mbledhje tjetër të Kuvendit për të ndryshuar procedurën e vendimarrjes, në mënyrë që të mbaj 11 komisionet parlamentare që Rama shpalosi në Asamblenë e PS-së.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Gjykata Kushtetuese e Republikë së Shqipërisë (Gjykata) në datën 10.02.2026 shqyrtoi në seancë publike çështjen me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me objekt: "Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, date 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar", si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i vendimit nr. 57/2025, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar", deri në dhënien e një vendimi përfundimtar".
Gjykata u mblodh në datën 23.02.2026 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.
Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në mënyrë që gjatë këtij afati, Kuvendi të ketë mundësinë e organizmit të komisioneve parlamentare sipas standardeve për procedurën e miratimit të akteve të përcaktuar në arsyetimin e këtij vendimi.
Për arsyet e mësipërme, në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje, Gjykata, njëzëri, vendosi: • Pranimin e kërkesës
Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025 të datës 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar", si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
* Efektet shfuqizuese të këtij vendimi hyjnë në fuqi 30 ditë nga data e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al


Anila Bisha, Ministrja Diella TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë s...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të M...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Manda...
Foto ilustruse TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, sapo ka përfunduar. P&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me qëndrimin e socialistëve për çështjen...
Foto ilustruse VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur me helikopter nga Korça në Vlorë. Ai ka zgjedh...
Belinda Balluku TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i pesë deputetëve të opozitës, gjithashtu anëtarë t...
Foto ilustruse TIRANË- SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Kjo ka krijuar tensione në Këshillin e Manda...
Foto ilustruse TIRANË- Shqyrtimi i i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, po vijon të mbahet në mbledhjen e...
Keshilli i mandateve TIRANË- Prokurorët e SPAK u shprehën se Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Sipas prokurorëve...