26 Prill 2023, 14:24
Nga A.B
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë me një reagim zyrtar pas seancës për konfiskimin e ndërtimeve me VKM. Kushtetuesja ka vendosur konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve.
Sipas Kushtetueses, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast.
Gjykata Kushtetuese, kërkon nga palët e përfshira që të respektojnë vendimet si dhe kërkojnë nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces.
DEKLARATA E GJYKATES KUSHTETUESE
Gjykata Kushtetuese, në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut, duke pasur parasysh diskutimet në lidhje me vendimmarrjen e saj të datës 26.04.2023 për kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit, për shfuqizimin e VKM-së nr. 589/2022 “ Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, sqaron sa më poshtë vijon:
Në seancën e datës 11.04.2023 nga subjekti i interesuar u paraqitën dy kërkesa paraprake në lidhje me legjitimimin e kërkuesit dhe me rregullshmërinë e aktit të përfaqësimit të paraqitur prej tij, çështje e cila vihet për herë të parë në diskutim prej palëve përpara Gjykatës.
Në lidhje me kërkimet e mësipërme Gjykata:
– Vendosi, njëzëri, legjitimimin e kërkuesit ratione personae, pasi si në momentin e paraqitjes së kërkesës, ashtu edhe në atë të shqyrtimit të saj në seancë plenare, ai përbën jo më pak se një të pestën e deputetëve, pra numrin e kërkuar nga neni 134, pika 1, shkronja “c”, i Kushtetutës.
– Vendosi me shumicë votash, konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve. Në këtë kuptim, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast. Vendimi i mësipërm bazohet në nenin 24 të ligjit organik të Gjykatës nr. 8577/2000, të ndryshuar, i cili parashikon se kur objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar dhe, në këtë kuptim, është e nevojshme pasja e një akti nga subjekti kushtetues që përfaqëson vullnetin e deputetëve të këtij subjekti në lidhje me përfaqësimin e detyrueshëm që kërkon ligji.
Gjykata, gjithashtu, caktoi seancën e radhës në datën 02.05.2023, ora 10:00, duke vlerësuar kohën e nevojshme që i duhet kërkuesit për të rregulluar aktin e përfaqësimit, si dhe shqetësimin e tij për zvarritjen e gjykimit.
Në lidhje me këtë shqetësim, Gjykata sqaron se:
Nga depozitimi i kërkesës në datën 14.10.2022, deri në shqyrtimin e saj në seancë plenare publike, kanë kaluar 6 muaj. Konkretisht, Kolegji i Gjykatës ka vendosur kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare në datën 30.11.2022 (pra brenda afatit 3-mujor për shqyrtimin paraprak) dhe palëve pjesëmarrëse në gjykim u është dhënë afat deri në datën 27.12.2022 për paraqitjen e parashtrimeve me shkrim.
Duke qenë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët ndërgjyqëse, Gjykata, në datën 23.02.2023 (pra 2 muaj nga afati i paraqitjes së parashtrimeve), ka vendosur caktimin e datës së seancës plenare, duke ndjekur kalendarin e çështjeve sipas radhës, radhë kjo e njëjtë me atë të çështjeve të tjera me të njëjtën natyrë.
Gjykata Kushtetuese, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe të medias, rithekson rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe kërkon nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces, çka do t’i shërbente forcimit të besimit të publikut në autoritetin e saj si organ që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
padia per konfiskimin e kullave
Politike
26 Prill 2023, 14:17
F.M
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike që të paraqesin një auto...
Politike
26 Prill 2023, 14:03
F.M
Holta Zaçaj dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përplasur sot me kryetaren e Gjykatës Kushte...
Politike
26 Prill 2023, 14:01
m.s
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama ballafaqim publik, duke ia bërë të qartë se ësht&e...
Politike
26 Prill 2023, 13:50
A.B
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo denoncon se Enti Rregullatori i Energjisë, ka jus...
Politike
26 Prill 2023, 13:26
m.s
Sali Berisha
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj punonjësit të Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u sulm...
Politike
26 Prill 2023, 13:40
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar debatin e hapur për posterin e bërë nga Belind Këlliçi, i cili...
Politike
26 Prill 2023, 13:39
Edi Rama
TIRANË- Një pjesë e madhe e tenderëve që zhvillojnë institucionet publike janë me konkurrencë të cung...
Politike
26 Prill 2023, 13:38
Komisioni
TIRANË- Deputetë të majtë dhe të djathtë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë janë bër&e...
Politike
26 Prill 2023, 12:25
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 7 në krye...
Politike
26 Prill 2023, 12:24
F.M
Edi Rama
SERBI- Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evrop&e...