Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në Prokurorinë e Posaçme mësohet se është paqitur vetëm avokati i Ndrecës për tu njohur me akuzën "Shkelje të barazisë në tender" dhe jo vetë deputeti socialist.
TIRANË- Ditën e sotme, deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca i është komunikuar akuza zyrtare nga SPAK, pasi u mor i pandehur. Në Prokurorinë e Posaçme mësohet se është paqitur vetëm avokati i Ndrecës për tu njohur me akuzën "Shkelje të barazisë në tender" dhe jo vetë deputeti socialist.
Ndreca është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.
Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.
belind kelliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimet e fundit ...
tedi blushi TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm...
Teliti TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj raportohet se ka shkarkuar nga detyra 12 drejtorë nga bashkia e Tiranës. Veliaj ka emë...
ilda zhulali TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali në nj&...
Hasani NJU JORK- Në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, minis...
foto e postuar nga rama SHBA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takimin që do të zhv...
fitim zekthi, alfred lela TIRANË- Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të...
von der leyen, rama BRUKSEL- Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen aktualisht po bë një tur në vendet e Ballkani...
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti opozitar dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, thotë se përballja me Partin&...